Mbi 60 persona besohen të kenë vdekur pas plot 7 shpërthimesh që kanë shënjestruar disa vendndodhje të qyteteve bregdetare të Jablehut dhe Tartusit, të dyja në provincën e Latakias në Siri, sipas raportimeve më të fundit mediatike ruse.
Këto vendndodhje ndodhen shumë pranë bazave ushtarake ruse, konkretisht bazës ajrore Khmeimim si dhe bazës detare në Tartus.
Raportime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se numri i viktimave nga sulmet në seri në të dy qytetet mund të shkojë deri të paktën 110 persona. Grupi islamik Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet në Jableh dhe Tartus.
Sipas medias “Ikhbariya TV”, ka pasur të paktën 3 shpërthime në Jableh, pranë terminalit lokal hekurudhor. “Ria Novosti” raporton për një shpërthim të katërt në një njësi emergjencash pranë një spitali lokal. Shpërthimet kanë lënë të paktën 45 viktima sipas burimeve policore në këtë qytet.
Jableh duket se është vënë nën objektivin e bombardimeve me zjarr murtajash, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “SANA”. Pamje që qarkullojnë nëpër media sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi Jableh, si dhe disa automjete të shkatërruara e të djegura.
Ndërkohë, 3 shpërthime të tjera janë raportuar në zonën rezidenciale të qytetit tjetër bregdetar, Tartus, sipas dëshmitarëve të “Ria Novosti”. Atje besohet të kenë vdekur të paktën 20 persona, sipas burimeve policore.
Sipas televizionit shtetëror sirian, njëri prej shpërthimeve në Tartus ka qenë një autobombë, ndërsa tjetra është shkaktuar nga një kamikaz që ka hedhur veten në erë.
Të dy qytetet e shënjestruara nga sulmet e së hënës janë shumë pranë ambienteve të përdorura nga “task forca” ruse në Siri. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas “përplasjes me një varkë” pranë Budapestit të Hungarisë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë – në kërkim të helikopterit “të rrëzuar” të presidentit iranian
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare