LAJMI I FUNDIT:

Sinead O’Connor është pensionuar nga muzika

Sinead O’Connor është pensionuar nga muzika
(Foto: Instagram/oconnor.sinead)

Këngëtarja e njohur, Sinead O’Connor, ka vendosur të largohet nga skena muzikore dhe e ka njoftuar publikun se nuk do të interpretojë më dhe nuk regjistron muzikë të re.

Në një deklaratë për Billboard, 54-vjeçarja ka thënë se e ka marrë këtë vendim, pasi që ndihet e lodhur.


“Unë jam duke u plakur, është koha të largohem nga puna për të cilën kam bërë më të mirën. ‘NVDA’ do të jetë gjëja e fundit që do të publikoj, pas kësaj nuk kam ndërmend të regjistroj muzikë dhe të interpretoj. Të gjitha koncertet e planifikuara për 2021 dhe 2022 do të anulohen”, është shprehur O’Connor.

Ajo shtoi se nuk e konsideron largimin e saj nga skena një lajm të trishtuar: “Çdo luftëtar i mençur e di se kur duhet të ndalet. Udhëtimi im zgjat 40 vjet, unë kam publikuar dhjetë albume. Është koha të përqendrohem në dëshirat dhe ëndrrat tjera”.

Këngëtarja u kërkoi falje organizatorëve të koncerteve, të cilët i anuloi, duke thënë se pas botimit të librit të saj “Kujtime”, ajo e kuptoi se dëshironte të kishte kontroll të plotë mbi jetën e saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/oconnor.sinead)