LAJMI I FUNDIT:

Sinani kërkon dy trofetë

Sinani kërkon dy trofetë

Sigal Prishtina është në rrugë të duhur që t’i mbrojë dy trofetë të cilët i ka fituar sezonin e kaluar, atë të Ligës Ballkanike dhe titullin e kampionit.

Qendra prishtinase, Gazmend Sinani, i cili u rikthye nga lëndimi në dy ndeshjet e fundit të kryeqytetasve në BIBL dhe ligën vendore, ishte një ndër lojtarët më të mirë në parket.


Ky i fundit për “Zërin” shpreson të vazhdojë me formë edhe më të mirë në ndeshjet tjera.

“Kam pasur një lëndim të cilin arrita ta kaloj shpejt. Shpresoj që tani e tutje do të vazhdoj të kontribuoj për ta ndihmuar ekipin tim në çdo ndeshje”, u shpreh fillimisht Sinani.

Basketbollisti prishtinas ka folur edhe për synimet që ka me kryeqytetasit duke zbuluar se titulli dhe Liga Ballkanike, mbeten prioritete kryesore.

“Jemi duke menduar për ndeshjen e ardhshme të cilën e kemi ndaj Bashkimit, më pas do ta luajmë ndeshjen e parë finale ndaj Mornarit, në kuadër të BIBL-së. Sigurisht që synim ynë është ta fitojmë sërish BIBL-në, dhe pas kësaj do të fokusohemi të triumfojmë edhe në ligë, për ta fituar titullin e kampionit”, përfundoi Sinani.