LAJMI I FUNDIT:

Simptomat vrasëse të goditjes në tru mund të jenë të ndryshme te femrat – shtatë shenja të neglizhuara që duhet t’i dini duke përfshirë lemzën

Simptomat vrasëse të goditjes në tru mund të jenë të ndryshme te femrat – shtatë shenja të neglizhuara që duhet t’i dini duke përfshirë lemzën
(Foto: Pexels)

Shumë nga ne mendojmë se mund t’i njohim simptomat e një goditjeje në tru.

Pavarësisht nëse kjo është një fytyrë e lëshuar, dobësi në një krah ose të folur e paqartë, akronimi FAST mund të përdoret për të identifikuar shenjat e rrezikut që tregojnë se dikush po kalon një urgjencë mjekësore.


Mund të jenë kërcënuese për jetën: Simptomat që tregojnë mundësinë e një mpiksjeje gjaku
Lexo po ashtu Mund të jenë kërcënuese për jetën: Simptomat që tregojnë mundësinë e një mpiksjeje gjaku

Sipas NHS (Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Angli), FAST përfshin:

Fytyra – fytyra mund jetë lëshuar në njërën anë (paralizë e njëanshme), personi mund të mos jetë në gjendje të buzëqeshë, apo goja ose syri mund të jenë lëshuar.

Krahët – personi mund të mos jetë në gjendje t’i ngrejë të dy krahët dhe t’i mbajë lart për shkak të dobësisë ose mpirjes në njërin krah.

Të folurit – të folurit e tyre mund të jetë i paqartë ose i ngatërruar, ose personi mund të mos jetë në gjendje të flasë fare pavarësisht se duket se është zgjuar; ata gjithashtu mund të kenë probleme të kuptojnë se çfarë po u thonë të tjerët.

Koha – është koha për të thirrur menjëherë shërbimet emergjente nëse vëreni ndonjë nga këto shenja ose simptoma.

Derisa këta janë tregues të dobishëm për t’u kushtuar vëmendje, ekspertët e shëndetit thonë se ato mund të mos vlejnë gjithmonë për femrat. Kjo për shkak se femrat mund të përjetojnë simptoma të ndryshme dhe më të lehta kur pësojnë një goditje në tru.


Alarm shëndetësor për miliona njerëz me presion të lartë të gjakut mbi rrezikun e shtuar të komplikimeve
Lexo po ashtu Alarm shëndetësor për miliona njerëz me presion të lartë të gjakut mbi rrezikun e shtuar të komplikimeve

Përderisa meshkujt janë në rrezik pak më të lartë për të pasur një të tillë, goditjet në tru janë ende një nga katër shkaqet kryesore të vdekjes te gratë në Mbretërinë e Bashkuar – sipas Shoqatës për Goditje në Tru.

Pra, është e rëndësishme të njihni shtatë shenjat e lehta të goditjes në tru te femrat, në mënyrë që t’i dalloni ato. Sipas Dr Hera Kamdar – një profesoreshë asistente e neurologjisë në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohios – këto simptoma janë:

– Dhimbje të forta koke
– Dobësi e përgjithshme
– Lodhje
– Frymëzënie dhe dhimbje gjoksi
– Nauze dhe të vjella
– Mjegullim truri
– Lemza

Aktiviteti fizik ul rrezikun e goditjes në tru te njerëzit e moshës së mesme
Lexo po ashtu Aktiviteti fizik ul rrezikun e goditjes në tru te njerëzit e moshës së mesme

Dr. Kamdar ka thënë për CNN se derisa shumë pacientë me goditje në tru përjetojnë dobësi në njërën anë të trupit të tyre, kjo mund të mos ndodhë te femrat. Dhe meqenëse simptomat janë më të lehta, ato mund të ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore edhe nëse shfaqen papritur – vazhdoi ajo.

Hulumtimi i kryer në vitin 2019 sugjeron se femrat mund të kenë lemzë kur janë duke përjetuar një goditje në tru, pasi është një shenjë e dëmtimit të trurit në zona, si medulla oblongata, e cila kontrollon frymëmarrjen dhe korteksin supratentorial, i cili është i përfshirë në kontrollin e lëvizjes.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të frikësoheni menjëherë se jeni duke pësuar një goditje në tru, nëse befas keni lemzë ose ndiheni jashtëzakonisht të përgjumur. Duhet të shqetësoheni vetëm nëse simptomat janë aq të rënda sa e bëjnë të vështirë të bëni ndonjë gjë.

Për shembull, dikush që përjeton një goditje në tru mund të ndihet aq i dobët dhe i lodhur saqë fizikisht nuk mund të ngrihet nga shtrati.

Sa i përket lemzës, duhet t’ju shqetësojnë vetëm nëse ju lëndojnë fytin ose nëse u ndodhin në kombinim me simptoma të tjera, si të vjellat.

Goditja në tru më e shpeshtë te femrat: Simptomat që duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje
Lexo po ashtu Goditja në tru më e shpeshtë te femrat: Simptomat që duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje

Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin.
Janë dy lloje goditjesh në tru:
Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru.
Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit.
‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.

Shenjat dhe simptomat tjera të goditjes në tru dhe si të veproni

Përveç tri simptomave të njohura të përmendura më lart, NHS thotë se shenja të tjera që dikush po kalon një goditje përfshijnë:

– Paralizë e plotë e njërës anë të trupit
– Humbje e papritur ose turbullim i shikimit
– Të qenit të sëmurë ose ndjenja e të qenit të sëmurë
– Marramendje
– Konfuzion
– Vështirësi për të kuptuar atë që thonë të tjerët
– Problemet me ekuilibrin dhe koordinimin
– Vështirësi në gëlltitje
– Dhimbje koke e papritur dhe shumë e rëndë që rezulton në një dhimbje verbuese ndryshe nga çdo gjë e përjetuar më parë
– Humbja e vetëdijes

Nëse dyshoni se dikush ka një goditje në tru, telefononi menjëherë shërbimet emergjente dhe kërkoni një ambulancë.

Edhe nëse simptomat zhduken ndërsa jeni duke pritur për ambulancën, është ende e rëndësishme të shkoni në spital për një kontroll. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori