LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti fizik ul rrezikun e goditjes në tru te njerëzit e moshës së mesme

Aktiviteti fizik ul rrezikun e goditjes në tru te njerëzit e moshës së mesme
(Foto: Pexels)

Njerëzit e moshës së mesme që janë fizikisht aktivë kanë një shans dukshëm më të ulët për të pasur një goditje në tru, tregon një studim i ri.

Studimi përfshiu 15.000 njerëz të cilëve iu kërkua të bënin stërvitje në një rutinë për të përcaktuar aftësinë e tyre fizike, pas së cilës ata u ndoqën për dekadën e ardhshme – raporton londinezja The Times.


Ngjitja shkallëve ul përqindjen e rrezikut të kancerit fatal
Lexo po ashtu Ngjitja shkallëve ul përqindjen e rrezikut të kancerit fatal

Pjesëmarrësit kishin moshë mesatare prej 55 vjetësh dhe u ndanë në tri grupe në bazë të rezultateve të trajnimit.

Të dhënat treguan se grupi më i aftë fizikisht kishte një shans 8 për qind më të ulët për të zhvilluar fibrilacion atrial dhe një shans 12 për qind më të ulët për të pasur një goditje në tru gjatë dekadës që u ndoqën, krahasuar me grupin tjetër.

Për çdo gjysmë ore që qëndroni ulur, ecni pesë minuta
Lexo po ashtu Për çdo gjysmë ore që qëndroni ulur, ecni pesë minuta

Në të njëjtën kohë, ata kishin 14 për qind më pak gjasa të përballeshin me probleme të pafavorshme kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër.

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të zemrës, gjë që mund të parandalojë zhvillimin e fibrilacionit atrial – është shprehur autori kryesor i studimit.

Aktiviteti fizik zvogëlon vdekshmërinë kardiovaskulare te të moshuarit
Lexo po ashtu Aktiviteti fizik zvogëlon vdekshmërinë kardiovaskulare te të moshuarit

Studimi u prezantua në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Amsterdam. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori