LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Lista Zgjedhore nuk mund të korrigjohet me regjistrimin e popullsisë

Simovski: Lista Zgjedhore nuk mund të korrigjohet me regjistrimin e popullsisë

“Është shumë i gabuar mendimi në opinion se Lista zgjedhore më së miri mund të korrigjohet me zbatimin e regjistrimit të popullsisë dhe krahasimin e të dhënave prej të dyja bazave të të dhënave”, thotë për AIM drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.

Ai thotë se kjo është e pamundur për më shumë arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lista zgjedhore i përmban të gjithë shtetasit e RM-së mbi 18 vjeç, pavarësisht nëse janë në vend apo kudo jashtë vendit. Kategoria “gjithsej popullatë” e regjistrimit i përfshin të gjithë shtetasit e RM-së të pranishëm në vend në momentin kritik të regjistrimit, të gjithë shtetasit të cilët nuk janë në vend, por jo më gjatë se një vit, dhe të gjithë të huajt të cilët janë të pranishëm në vend më gjatë se një vit. Lista zgjedhore është bazë administrative e të dhënave, ndërsa Regjistrimi i popullsisë është hulumtim statistikor dhe ka qëllime krejtësisht të ndryshme”, thekson Simovski

Sipas tij, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligji për statistikë shtetërore nuk lejojnë që të dhënat të shfrytëzohen për çfarëdo qëllimesh, përveç për statistika.

Lidhur me regjistrimin e paralajmëruar për vitin 2020, Simovski është decid se do të zbatohet, për çka, informoi, tashmë në vijim janë përgatitjet. Ndërsa, po ndërmerren të gjitha masat që procesi të zhvillohet pa kurrfarë ndikimesh politike.

Ai edhe njëherë përsëriti se regjistrimi do të zbatohet me të ashtuquajturën metodë e kombinuar që nënkupton grumbullimin e njëhershëm të të dhënave në terren dhe shfrytëzimin e të dhënave të cilat i përmbajnë më shumë baza të të dhënave, që mundëson që krahas ndërmarrjes së disa të dhënave të caktuara drejtpërdrejt prej regjistrave, kontrollin e njëhershëm të saktësisë dhe të të dhënave të marra me regjistrimin e drejtpërdrejt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori