Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka dhënë një intervistë të shkurtër pas fitores së skuadrës së tij ndaj Liverpoolit (1-0) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një lojë për të cilën shpresonim, ndaj një rivali shumë të fortë, me një ritëm tjetër në pjesën e tyre dhe në pjesën tonë. Mendoj se e nisëm shumë mirë dhe pastaj luajtëm ashtu si duhej të luanim – në disa raste kemi mundur ta shtonim epërsinë”.

Klopp: Mirë se vini në Anfiled, nuk ka përfunduar asgjë Klopp: Mirë se vini në Anfiled, nuk ka përfunduar asgjë

“Ata (lojtarët e Liverpoolit) luajnë shumë mirë, janë të fuqishëm fizikisht, janë specialistë në qarkullimin e topit dhe dalin shumë shpejt përpara…”.

Diego Simeone (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“E filluam fitoren që në rrethin e stadiumit. Në tetë vite, asnjëherë nuk kam parë një pritje të atillë”, ka deklaruar Klopp pas takimit.

Sa u përket gjasave për kualifikim të mëtutjeshëm: “Do të shkojmë të luajmë me shumë maturi, sepse ata janë mësuar të zhvillojnë ndeshje të mëdha në stadiumin e tyre”. /Telegrafi/