5-vjeçari Tian Rahimi zhduket në lumin Reuss në Zvicër, familja bën thirrje për ndihmë


Familja Rahimi-Hyda po përballet me një tragjedi të rëndë pas zhdukjes së 5-vjeçarit Tian Rahimi, i cili u zhduk të shtunën në lumin Reuss, në zonën e Mühlau-t në kantonin Aargau të Zvicrës, pas një aksidenti me barkë.
Sot ka hyrë dita e tretë e operacionit të kërkimit, ndërsa ekipet zyrtare të shpëtimit vazhdojnë përpjekjet intensive për gjetjen e të miturit. Përveç autoriteteve dhe njësive të specializuara të kërkim-shpëtimit, familja ka bërë thirrje për ndihmë vullnetare nga qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë në kërkimet për Tianin.
Familjarët theksojnë se çdo ndihmë, mbështetje dhe lutje është e rëndësishme në këto momente tepër të vështira.
Personat që dëshirojnë të bashkohen në kërkime ose kanë informacione që mund të ndihmojnë, mund të kontaktojnë në numrat: +41 76 280 90 49 dhe +41 78 880 28 87
Familja dhe të afërmit shpresojnë që Tiani të gjendet sa më shpejt, ndërsa solidariteti i komunitetit mbetet një mbështetje e çmuar gjatë kësaj periudhe të dhimbshme. /Telegrafi/





































