LAJMI I FUNDIT:

Simeone pritet të rinovojë deri në vitin 2024 me Atleticon, kërkon si ‘dhuratë’ Lautaron

Simeone pritet të rinovojë deri në vitin 2024 me Atleticon, kërkon si ‘dhuratë’ Lautaron

Atletico Madrid thuhet se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Diego Simeone për të zgjatur kontratën e tij edhe për dy vute. Trajneri i ka kërkuar klubit të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas gazetës AS, gjatë ditëve të ardhshme, Simeone do të nënshkruajë një kontratë të re me Atleticon, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2024.


Kontrata aktuale e ‘El Cholo’ do të skadojë në qershor të 2022, por Miguel Angel Gil ka negociuar një zgjatje dyvjeçare me Natalia Simeone, motra dhe agjentja e trajnerit argjentinas.

Diego Simeone pasi u shpall kampion: Jam shumë i lumtur, ky klub mund të rritet edhe më shumë
Lexo po ashtu Diego Simeone pasi u shpall kampion: Jam shumë i lumtur, ky klub mund të rritet edhe më shumë

Marrëveshja e re është në fuqi me vetëm disa gabime të vogla për t’u zgjidhur para se të nënshkruhet. Qëllimi ishte gjithmonë të bihej dakord për kushte të reja me trajnerin si një demonstrim i besimit që klubi ka pasur në Simeonen që kur ai u kthye në dhjetor 2011.

Asnjëherë nuk kishte ndonjë mundësi që Atletico dhe Simeone të prishnin aleancën e tyre. Së pari sepse ‘El Cholo’ nuk ka marrë oferta nga klube të tjera dhe gjithashtu sepse Miguel Angel Gil nuk e ka konsideruar ndërrimin e trajnerit.

Gil Marín ka qenë gjithmonë i bindur se Simeone ka më shumë për të dhënë klubin dhe u tregua i drejtë kur vazhdoi me trajnerin, pasi fituan titullin në La Liga këtë sezon, duke mposhtur në garë klubet e mëdha, Real Madrid dhe Barcelona.

Megjithatë, me vazhdimin e kontratës, Simeone thuhet se ka pasur edhe një kërkesë transferimi nga drejtuesit e klubit.

Simeone ka kërkuar që klubi të nënshkruajë me yllin e Interit, Lautaro Martinez.

Atletico do të përpiqet të bëjë më të mirën për të përmbushur kërkesën, por do të jetë një operacion i vështirë sepse Interi kërkon 70 milionë euro për sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori