LAJMI I FUNDIT:

Simbol i suksesit dhe frymëzimit – Elbenita Kajtazi, sopranoja nga Mitrovica që ka prekur skenat e operave botërore

Simbol i suksesit dhe frymëzimit – Elbenita Kajtazi, sopranoja nga Mitrovica që ka prekur skenat e operave botërore

Elbenita Kajtazi, sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare dhe zëri magjepsës që ka prekur skenat botërore të operas, u rrit në një familje të madhe në qytetin e Mitrovicës.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ajo ka zbuluar përvojat dhe kujtimet që e formuan si artiste dhe si njeri.


Ylli i famshëm ka ndarë me ne udhëtimin e saj nga fillimet e thjeshta në Shipol deri te arritjet e mëdha në operat e Gjermanisë.

Elbenita Kajtazi (Foto: Screenshot/Facebook)

Artistja flet po ashtu për sfidat, sakrificat dhe momentet e lumtura që kanë ndriçuar rrugëtimin e saj artistik, nga këndimi qysh në moshë të re e deri te performancat pranë yjeve të operës si: Placido Domingo dhe Zubin Mehta.

Të gjitha lajmet nga Elbenita Kajtazi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elbenita Kajtazi

Pjesë nga intervista:

Telegrafi: Një emër shumë i komentuar prej vitesh, por edhe që ka bërë bujë me sukseset e saj? Cila është historia e jetës së Elbenita Kajtazit?

Elbenita Kajtazi: Unë kam lindur në veri të Kosovës, në lagjen Shipol të Mitrovicës në vitin 1991. Jam rritur në një ambient të ngrohtë familjar, krahas pesë motrave dhe vëllait. Shkollën fillore e kam përfunduar në “Ismail Qemail” dhe atë të mesmen “Tefto Tashko”, teksa Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Elbenita Kajtazi (Foto: Screenshot/Facebook)

Telegrafi: Ke pasur një periudhë të vështirë fëmijërie? Çfarë kujton sot?

Elbenita Kajtazi: Fëmijëria ime më ka definuar më ka bërë kjo që jam sot. E kujtimet më të bukura janë nga ajo kohë. Kur shkonim për t’u larë në Ibër, ato janë çastet më të bukura që i mbaj mend gjithmonë. Kurrë nuk e harroj bukën që e merrnim me vete, trangujt turshi që i bënte nëna. Nuk e di a ka diçka që më ka shijuar më shumë, diçka që e kujtoj me shumë ëndje.

Elbenita Kajtazi (Foto: Screenshot/Facebook)

Telegrafi: Gjatë formimit tuaj, cilat janë ndoshta ato gjërat që mban mend dhe që ju kanë ndjekur gjatë gjithë kohës?

Elbenita Kajtazi: Unë që e vogël kam shprehur dëshirën për të kënduar, madje gjatë periudhës kur Kosova ndodhej në luftë (98/99), ky ishte një nga momentet më brengosëse që njëherësh dhe të ikte nga realiteti që mbretëronte në atë kohë. Ka pasur edhe shumë njerëz që më kanë ndihmuar, për të cilët jam mirënjohëse dhe që vazhdojnë akoma të më mbështesin në projektet e performancat e mia.

Telegrafi: Si i përshkruan fillet e para në karrierë? Sa ke qenë e vështirë për ty dhe për periudhën që ishte?

Elbenita Kajtazi: Kam pasur shumë dëshirë të këndoj muzikë popullore me ansambël, por profesoresha ime Lindita Hakaj zbuloi talentin tim operistik. Gjatë kohës së studimeve në Prishtinë, profesor imi i lëndës së solo këndimit ishte Ahmet Dërguti, ndërsa unë shquhesha shumë e suksesshme, tejet aktive isha pjesë e Filarmonisë së Kosovës, po ashtu shpesh këndoja si soliste. Në vitin 2012 brenda një muaji kam fituar tri audicione: në Vjenë, Munih dhe Berlin. Më pas zgjodha Berlinin dhe tani që nga viti 2013 jetoj në Gjermani.

Telegrafi: Tashmë një soprano e operave botërore, e ke menduar se një ditë do të prekje skenat më të famshme?

Elbenita Kajtazi: Në këtë rast, dua ta veçoj Caroline Herz, e cila tani e trembëdhjetë është dhe vazhdon të jetë profesoresha ime. Falë angazhimit të madh dhe përkushtimit kam arritur të lidhë kontratë të përjetshme me Operën e Hamburgut. Gjithashtu, jam shpërblyer edhe me shumë çmime për punën e gjatë që kam bërë. Jam shumë me fat që po e bëj punën që e kam dashur gjithmonë të cilën e kam pasur pasion, por gjithsesi vjen me një çmim sakrifice.

Telegrafi: Cila është tani lidhja e juaj me Kosovën, si e sheh Operën e Kosovës dhe punën që bëhet për të?

Elbenita Kajtazi: Kudo që ndodhem jam e lumtur, por shpirti më përmbushet kur e pi kafen përskaj lumit Ibër. Për mua, Mitrovica është gjithçka. Opera e Kosovës edhe pse ka pak vite që është formuar, po vazhdon me aktivitetet e saj. Kosova ka shumë talentë të mrekullueshëm dhe jam shumë e lumtur që më në fund po hapen rrugët, besoj që nuk do të ketë më barriera.

Telegrafi: Sakrifica më e madhe që keni bërë deri më tani?

Elbenita Kajtazi: Jam e vetmuar në shumicën e rasteve, e vuaj këtë anë pak më shumë. Jam larg bashkëshortit tim, Ardian Gega (kompozitor) shumë muaj të vitit pasi ai punon në Hamburg, ndaj nuk mund të më shoqërojë. Pastaj, është puna e gjatë që fshihet pas atyre tri orëve të shfaqjes, nuk është me orar, por 24-orëshe. Por gjithsesi, është ai momenti i fundit kur gjithë publiku ngrihet në këmbë dhe e kupton se ia ke arritur qëllimit.

Telegrafi: Çfarë ndjesie të jep skena dhe kë nga yjet më të mëdhenj ke takuar deri më tani?

Elbenita Kajtazi: Skena të ofron mundësi të performosh krah artistëve me famë botërore, me tenorët më të mëdhenj dhe Plaçido Domingo është njëri prej tyre, me të cilin e kam ndarë skenën në Austri. Po ashtu, kam performuar me dirigjentin e famshëm nga India, Zubin Mehta.

Elbenita Kajtazi (Foto: Screenshot/Facebook)

Telegrafi: Jashtë profesionit, si është një ditë e Elbenitës? Çfarë bën, merresh me ndonjë gjë tjetër?

Elbenita Kajtazi: Unë kam një rutinë shumë strike. Nuk e harxhoj zërin as për të biseduar, lexoj diçka, pi kafe, e ha ushqimin e zakonshëm shumë të shëndetshëm. Sport bëj zakonisht shumë për shkak se më nevojitet kondicion në skenë. Gjithmonë jam në teatër tri orë përpara se të dalë në skenë, ngase kam nevojë të ambientohem.

Telegrafi: Një mesazh i juaji për të gjithë lexuesit e Telegrafit?

Elbenita Kajtazi: Asgjë nuk është e pamundur dhe të gjithë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori