LAJMI I FUNDIT:

Sillni elegancë dhe ngrohtësi në një banjë moderne

Sillni elegancë dhe ngrohtësi në një banjë moderne

Mobiliet prej druri me skaje të papërpunuara kanë qenë një trend jashtëzakonisht popullor në dizajnin e brendshëm për disa kohë

Është një ide e gabuar që një element i tillë i banjës mund të përdoret vetëm në kabina druri apo shtëpi ku dominon stili rustik, mesdhetar apo ekzotik, sepse përshtatet në mënyrë shumë harmonike në ambientet moderne, transmeton Telegrafi.


Shkon me çdo stil

Sfondi neutral i banjave moderne lejon që një raft unik ose një piedestal prej druri të bie në sy, andaj sharmi i tij sjell një dimension të ri në një mjedis të sofistikuar.

Një element unik dhe i mbresëlënës prej druri me një skaj natyral shpesh bëhet pika qendrore e hapësirës dhe mund të ndikojë fuqishëm në stilin e të gjithë enterierëve.

Si të zgjidhni pllakën ideale për banjën tuaj

Gjithçka që ju nevojitet për transformimin e banjës është një dërrasë e vërtetë dhe masa në të cilën do të trajtohet druri varet nga enterieri dhe shija juaj.

Në përgjithësi, sa më natyral dhe më pak i përpunuar të jetë druri – aq më mirë, por disa banja thjesht kërkojnë një pamje më të lëmuar, kështu që, përveç sipërfaqes së sipërme të pllakës, edhe skajet janë të lëmuara dhe të llakuara.

Nëse zgjidhni një pamje më natyrale, kjo do t’ju lejojë t’i jepni banjës një karakter unik dhe ta bëni hapësirën të jashtëzakonshme.

Kushtojini vëmendje zgjedhjes dhe pozicionit të ndriçimit për të nxjerrë në pah të gjitha nyjat, çarjet dhe unazat që e bëjnë çdo panel kaq unik dhe interesant.

Si të vendosni një pllakë druri në një hapësirë ekzistuese

Pllaka prej druri mund të kombinohet me dollapët ekzistues të banjave edhe nëse janë prej materiali tjetër, por mund të përdoret edhe në mënyrë të pavarur, pra pa rafte, sepse ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për magazinim, gjë që është e rëndësishme në banjat e vogla.

Pra, nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të shpejtë për të ridekoruar një hapësirë ekzistuese, ose jeni duke kërkuar për elementin ideal që do të kompletojë banjën tuaj të re, ky është një opsion që ia vlen të merret në konsideratë.

/Telegrafi/