Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në intervistë për magazinën serbe “Politika” tha “vendimi për të kandiduar e mora për shkak të gjendjes së demokracisë dhe koncentrimit të pushtetit në duart e koalicionit të shumicës, që nuk ka vesh për opozitën, as për referendumin”.
“Po ballafaqohemi me shtetin e kapur, për shkak se institucionet janë në duart e elitës së paaftë dhe të korruptuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, pushteti i tashëm vendin e largon nga integrimet evropiane dhe nga demokracia.
“Strukturat proqeveritare përpiqen të mi bartin të gjitha gabimet e OBRM-PDUKM-së. Përgjigja ime është se vij jashtë nga rrethi i partisë, se gjithmonë i kritikoj politikat e këqija, se e kritikoja qeverisjen e OBRM-PDUKM-së, ashtu siç ishte reforma në arsim të ministrit Nikolla Todorov”, tha Siljanovska Davkova.
Ajo shton se askush nuk ka marrë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit ndërsa në pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit janë amnistuar gjatë ndërrimit të Kushtetutës për t’u fituar shumica prej dy të tretave dhe se për çudi faktet kundër Sasho Mijallkov janë shkatërruar. “Ata kur erdhën në pushtet me sloganin: Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe, tani po tallen edhe me ligjin edhe me drejtësinë”, thotë Siljanovska.
Në lidhje me ndryshimin e emrit ajo shtoi se planifikon ta mbajë çështjen e emrit të hapura.
“Do të formoj grup ndërkombëtar të ekspertëve që do të shkruajnë raport për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare”, tha mes tjerash Siljanvoska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë