LAJMI I FUNDIT:

Si u festua Viti i Ri 2024 në mbarë botën?

Si u festua Viti i Ri 2024 në mbarë botën?

Pavarësisht se viti që lamë pas është shënuar me shumë viktima si nga fatkeqësitë natyrore ashtu dhe nga luftërat që janë zhvilluar në vende të ndryshme botë, nga lindja në perëndim në natën e ndërrimit të moteve në mënyrë simbolike përmjet mjeteve piroteknike që ndriçuan qiellin është mirëpritur Viti i Ri 2024.

Në pothuajse çdo metropol të botës, qytetarët janë mbledhur për të parë nga afër shënimin e Vitit të Ri, ku ishin vendosur orë gjigante që kishin filluar numërimin mbrapsht, transmeton Telegrafi.


Londër

Madje edhe në Ukrainë, Rripin e Gazës dhe Izrael që po zhvillohen luftëra të ashpra në mënyrë krejt simbolike është shënuar ndërrimi i moteve.

Berlin

E ndër vendet e para që janë futur në Vitin e Ri 2024 ishte Zelanda e Re, e pasur nga Australia dhe kështu me radhë shumë vende tjera të botës.

Melbourne

Në New York siç e do tradita janë mbledhur në sheshin Times, ku janë ndezur dritat e bredhit dhe mijëra qytetarë u mblodhën me më të dashurit e tyre.

Paris

Një atmosferë e ngjashme mbretëroi edhe në Londër, Paris, Romë, Berlin e Vjenë, ku shumë qytetarë dolën në sheshe për të ngritur dolli dhe festuar vitin 2024, duke shpresuar se do të sjellë ato gjëra për të cilat ata mendojnë se u kanë munguar.

Romë

Shumë shtete përmes transmetimeve direkt nëpër televizione, kanë transmetuar momentin e ndezjes së fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin me ngjyra të ndryshme.

Bruksel

Në një kullë të Zelandës së Re ishte vendosur edhe një ekran gjigant, përmes të cilit ndiqnin qytetarët numërimin mbrapsht të orës, dhe me brohoritje të mëdha pritën ardhjen e vitit që ata e quajtën “të shpresës” për një jetë më të mirë.

Në Kiev ku prej ditësh është cak i sulmeve ajrore nga Rusia që filloi pushtimin e këtij vendi, ndezën dritat në Kiev pavarësisht se janë në luftë prej dy vitesh.

Atmosferë paksa e ngjashme sikurse në Ukrainë mbretëroi edhe në Izrael, vend ky që gjithashtu prej më shumë se dy muaj është duke luftuar kundër grupit militant palestinez Hamas, që kreu një prej sulmeve më vdekjeprurëse mbi Izraelin gjatë 7 tetorit, ku si pasojë humbën jetën mbi 1.200 persona. /Telegrafi/