LAJMI I FUNDIT:

Si të qëndroni të sigurt gjatë pushimeve jashtë vendit

Si të qëndroni të sigurt gjatë pushimeve jashtë vendit

Përveç nëse jeni person i njohur apo drejtor i një kompanie, me siguri se asnjëherë nuk keni pasur truproja personal.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë bëjnë të ditur se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar gjatë udhëtimeve dhe pushimeve, ndërkaq gjithsecili duhet t’i ketë parasysh disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i parandaloni rreziqet e ndryshme, transmeton Telegrafi.


Gjithmonë shikoni me vëmendje përreth

Ndonëse mund të duket si këshillë e qartë, faktikisht të qenit të vëmendshëm nga objektet dhe personat përreth është esenciale për të qëndruar të sigurt.

Pra, mos ecni duke shikuar vetëm në telefonin apo hartën tuaj, por shikoni edhe përreth.

Mos e bëni veten shënjestër të lehtë

Çanta e turistit, kapuçi, bluza, etj., – që të gjitha ju bëjnë të identifikoheni menjëherë si turist.

Gjithashtu mos e mbani kuletën në xhepin e pasmë dhe mos mbani çantë dore e cila shumë lehtë mund të vidhet.

Kujdes në rrjete sociale

Me siguri se keni dëshirë ta postoni në Instagram një pamje të mirë të qytetit në të cilin sapo keni arritur, por në thelb vetëm sa po i tregoni botës se nuk jeni në shtëpi.

Kur nuk jeni në shtëpi, kjo do të thotë se hajdutët shumë lehtë mund të hynë aty dhe t’jua vjedhin gjërat. /Telegrafi/