Lumturia nuk është thjesht një ‘bekim’ apo çështje fati. Është një e drejtë universale që mund ta arrijmë përmes zgjedhjes dhe praktikës
Pra të jesh i lumtur është një aftësi që mund ta zhvillojmë si çdo aftësi tjetër.
Më poshtë do të gjeni tri këshilla për të ndërtuar ‘muskujt e lumturisë’.
1) Zgjidhni lumturinë çdo ditë
Lumturia është përfundimisht një zgjedhje personale, asgjë më shumë ose më pak; është një vendim që duhet ta rifreskojmë në mënyrë aktive çdo ditë. Për të qenë të lumtur, ne thjesht duhet ta hapim veten përpara kësaj mundësie – nëse jemi të vendosur për t’u ndjerë të mjeruar, pa dashuri, pa sukses, pa pasuri, pa shëndet ose ndonjë gjë tjetër nuk do të kënaqemi kurrë. Mund të jemi të lumtur vetëm nëse e lejojmë që të jemi.
Shumë prej jush mund të pyes tani: “Kush është ai që nuk e do apo nuk e zgjedh lumturinë?”
Në të vërtetë, shumë prej nesh e bëjmë këtë në mënyrë të pavetëdijshme. I lejojmë më shumë hapësirë në mendje mendimeve negative sesa atyre pozitive. Padashur zgjedhim pakënaqësinë në vend të lumturisë. Për shembull, duke ritreguar vazhdimisht se çfarë ngarkese kemi gjatë ditës, sa punë të vrazhdë kemi, sa shumë përgjegjësi, etj., krijohet një rreth vicioz.
Nëse, në vend të kësaj, ne do të njihnim fuqinë e jashtëzakonshme që kemi për të zgjedhur mendimet tona, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Pas një dite ‘të vrazhdë’ mund të bëjmë diçka që na pëlqen, duke e hequr mendjen nga ngarkesa që kemi.
Me pak fjalë, ne i kemi çelësat e lumturisë, bazuar në mënyrën se si zgjedhim të perceptojmë dhe reagojmë ndaj çështjeve të jashtme.
2) Mos harroni të jeni mirënjohës
Një ‘qëndrim mirënjohjeje’ i qëndrueshëm është provuar shkencërisht se përmirëson shëndetin fizik, ul stresin dhe emocionet toksike, rrit ndjeshmërinë, forcon vetëvlerësimin dhe përmirëson lidhjet shoqërore, ndër përfitimet e tjera, në thelb: mirënjohja mbështet themelin e lumturisë.
Të gjithë kemi aq shumë për të qenë mirënjohës, megjithatë në vrullin e jetës së përditshme, ne shpesh harrojmë të ndihemi të tillë, duke u fokusuar më shumë te gjërat që nuk i kemi, sesa tek ato që zotërojmë. Shkruani të paktën tri gjëra për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë dhe së shpejti gjithnjë e më shumë do të rrjedhin gjërat e mira.
3) Zotëroni bujari
Jini zemërgjerë në çdo nivel, jo vetëm me paratë dhe gjërat materiale, por edhe me zemrën dhe kohën tuaj. Ne nuk jetojmë në një vakum, por jemi të lidhur me ata që na rrethojnë. Studimet konfirmojnë se ata që u japin apo u dhurojnë gjëra njerëzve rregullisht, gëzojnë nivele më të larta lumturie sesa ata që nuk e bëjnë, këshillon revista Class.
Dhënia mund të fillojë thjesht nga një buzëqeshje. Mënyra të tjera jo-monetare për të dhënë mund të përfshijnë:
· Dhënia e kohës për të dëgjuar dhe për të qenë të pranishëm te të tjerët që mund të kenë nevojë për mbështetjen tonë emocionale.
· Ndihma që mund të japim përmes aftësive tona; për shembull, duke ndihmuar në organizimin e punëve të tyre financiare.
· Dhënia e sendeve që nuk na shërbejnë më.
· Vullnetarizmi për një organizatë bamirësie.
Mos e shtyni të qenit i lumtur për një ditë tjetër. Çdo ditë është e çmuar, kështu që vendosni të maksimizoni lumturinë tuaj TANI! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën