LAJMI I FUNDIT:

Si do të dukej tabela e Ligës Premier këtë sezon nëse do hiqej golashënuesi më i mirë nga secili klub

Si do të dukej tabela e Ligës Premier këtë sezon nëse do hiqej golashënuesi më i mirë nga secili klub

Manchester City do të ishte ende i dyti në tabelën e Ligës Premier edhe pa ‘tërbimin’ mahnitës të golave ​​të sulmuesit Erling Haaland, ndërsa Arsenali lider.

Haaland ka qenë në formë vdekjeprurëse për Cityn që nga transferimi i tij prej 60 milionë eurosh nga Borussia Dortmund verën e kaluar, me djemtë e Pep Guardiolës që mbajnë ritmin me liderët e ligës, Arsenalin, në një garë të ashpër për titull.


Sulmuesi norvegjez ka shënuar 42 herë në gjithsej 37 paraqitje, me 28 prej tyre golave në 26 ndeshje të zhvilluara në Ligën Premier këtë sezon.

22-vjeçari mbetet favoriti për të fituar Këpucën e Artë të Ligës Premier këtë sezon dhe është gjashtë gola përpara sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Buzz Casino ka përdorur tani të dhënat nga rezultatet zyrtare të Ligës Premier dhe ka hequr golashënuesin më të mirë të çdo klubi për një tabelë të ri-imagjinuar të ligës elitare angleze.

Pavarësisht humbjes së madhe të 28 golave ​​të Haaland në Ligën Premier, City do të mbetej i dyti në tabelën e ligës.

Megjithatë, kampionët në fuqi do të ishin më keq pa kontributin e golave ​​të Haaland pasi gjetjet zbuluan se City do të humbiste plotë 14 pikë.

14 pikët e humbura nga City në tabelën e ri-imagjinuar të ligës do t’i linin ata 19 pikë pas Arsenalit, i cili do të humbiste vetëm tre pikë pa golashënuesin më të mirë, Gabriel Martinelli.

Manchester United, i cili aktualisht është i treti në tabelën e ligës, gjithashtu do të goditet rëndë pa 14 golat e Marcus Rashford në Ligën Premier.

Nëse golat e 25-vjeçarit të Unitedin në Ligën Premier hiqen nga ekuacioni, atëherë Djajtë e Kuq do të zbresin nga vendi i tretë në vend të shtatë.

Unitedi do të ishte gjithashtu 10 pikë më keq pa golat e Rashford, i cili do të ishte i njëjtë për rivalët e top-katër Spurs, nëse kontributet e Kane do të hiqeshin.

Tottenham, ashtu si Unitedi, do të zbriste katër vende dhe do të humbiste 10 pikë pa kapitenin e Anglisë, Kane, me Spurs që qëndronin në vendin e tetë pas Djajve të Kuq.

Si Neëcastle ashtu edhe Brighton do të ngjiteshin në top katërshe të Ligës Premier në kurriz të Tottenham dhe United.

Sipas gjetjeve, njerëzit e Eddie Howe do të ngjiteshin me dy vende në të tretin dhe Brighton i Roberto De Zerbi do të ngjiteshin tre vende në të katërtin në tabelën e ligës angleze.

Tabela e ri-imaxhinuar nga golat e golashënuesve

/Telegrafi/