LAJMI I FUNDIT:

Si ta qëroni hudhrën për pak sekonda! (Video)

Si ta qëroni hudhrën për pak sekonda! (Video)

Kjo metodë e shpejtë do t’ju kursejë kohën dhe do t’jua lehtësojë punën në kuzhinë

Një truk të këtillë me hudhrën e ka ndarë një përdoruese e Twiterit, por sa është i efektshëm tregon fakti që femrat masivisht po e ndajnë me njëra-tjetrën videon e saj, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, videoja tregon se si në mënyrë të thjesht, madje për pak sekonda, e qërojmë hudhrën.

“Kur dikush zien shumë ushqim koreanë, ajo është mënyra më e mirë që të qërohet hudhra”, ka shkruar në përshkrimin e videos në të cilën mund të shihet aq mirë se sa është e dobishme kjo metodë.

Ajo në njërën dorë mban hudhrën, në tjetrën, me ndihmën e një thike të vogël, shpërthen lëvozhgën e thelbit të hudhrës, por jo në mes, por anash ku gjendet pjesa e fortë.

Kjo teknikë e shpejtë për dallim nga metodat e tjera të qërimit të hudhrës është shumë e padhembshme, ndërkaq videon e kanë shikuar më shumë se 12 milionë njerëz, derisa më shumë se 100.000 herë është ndarë. /Telegrafi/