LAJMI I FUNDIT:

Si ta përmirësoni qarkullimin e gjakut pa ilaçe?

Si ta përmirësoni qarkullimin e gjakut pa ilaçe?

Nëse keni qarkullim të dobët të gjakut për shkak të faktorëve si obeziteti apo diabeti, atëherë ju mund të jeni të prirë për sëmundje të zemrës

Sidoqoftë,  qarkullimi i gjakut mund të përmirësohet përmes disa mënyrave, dhe këtë pa ilaçe, transmeton Telegrafi.


Ecni

Ecja është e mirë për shëndetin, dhe në raste të sëmundjeve të zemrës ecja ka efekte mbresëlënëse,

Ecja e përmirëson qarkullimin e gjakut pasi që pompon më shumë gjak në zemër.

Shmangni stresin

Stresi nuk është i mirë për zemrën, e veçanërisht kur zemra nuk është mirë me qarkullim të gjakut. Përderisa nuk është lehtë të shmangni stresin, duhet të bëni çmos që ta  lironi veten nga stresin.

Ndër mënyrat më të mira për lirimin e stresit është meditimi.

Uji

Pasi që 80 për qind e trupit është ujë, është e qartë që duhet ta mbani veten të hidratuar për të shmangur shumë probleme shëndetësore. Sidoqoftë, kur është puna për sistemin qarkullues, konsumimi i ujit luan rol të rëndësishëm.

Kur keni mjaftueshëm ujë në trup, gjaku rrjedh më lehtë për gjatë trupit, gjë që shpinë në qarkullim më të mirë të gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori