LAJMI I FUNDIT:

Si ta dini se a i pëlqeni

Si ta dini se a i pëlqeni

Meshkujt mund t'ju habisin. Një ditë është i mirë me ju, ndërsa ditën tjetër e shihni se si flirton me tjetrën para syve tu. A dëshiron ai të ta tërheq vëmendjen ty apo të të largoj nga ai? Lexo dhe kupto se ç'farë mendon ai...

Thërret kur të ka premtuar

Djemtë dhe vajzat nganjëherë me qëllim nuk e thërrasin simpatinë e tyre që ai ta pyesë veten se për çka është fjala. Në qoftë se simpatia jote të thërret menjëherë që është kthyer nga shkolla, puna etj., ai me këtë ju tregon haptas se jeni duke i pëlqyer.


Kur është afër teje nuk flet

Ai është llafazan i madh kur është me shokët e tij, por kur është me ju vetëm skuqet në fytyrë. Ai është i dashuruar. Mos harroni se edhe djemtë dinë të bëhen nervozë. Për këtë arsye kur e shihni se është skuqur në fytyrë ose nuk flet ju ja dhuroni një buzëqeshje, sepse ai ende nuk është i çiltër me ju. Ky djalë e pret vetëm një shenjë nga ju.

Shokët e tij të pyesin se a të pëlqen ai

Djemtë frikohen se mos i refuzoni dhe mendojnë se më mirë është që shokët e tij të bëjnë këtë pyetje. Në këtë mënyrë ai nuk rrezikon t’i merret fytyra.

Shoqërohet me shoqet tua

Ky djalosh e din se si të të afrohet ty, rrinë në shoqërinë tënde dhe në këtë mënyrë ai është afër teje. Si të jesh e sigurt se ai nuk flirton me shoqet tuaja? Ai çdo bisedë e bën për ty, ai interesohet për problemet tuaja. Ti të gjitha këto i di, natyrisht se shoqja jote të tregon, gjë të cilën e bën një shoqe e vërtetë.

Dashuria juaj e vërtetë është nëse:
* I mungoni njëra-tjetrës, e nuk jeni parë vetëm një javë.
* Kënaqeni me njëra-tjetrën dhe nëse keni gabime.
* Mbasi grindeni i kërkoni falje njëra-tjetrës.
* Nuk hidhëroheni në çfarëdo fjale ofenduese.
* Je më shumë e gëzuar se sa xheloze, nëse asaj i ka ndodhur diçka shumë e mirë.
* E dëgjoni me vëmendje kur ajo ju këshillon.
* Gjithmonë i ndihmoni njëra-tjetrës.