LAJMI I FUNDIT:

Si i shpenzuan të hollat fituesit e çmimit rreth 8 milion dollarësh në turneun e Dota 2 – The International

Si i shpenzuan të hollat fituesit e çmimit rreth 8 milion dollarësh në turneun e Dota 2 – The International

Rreth një muaj më parë, ekipi Tundra Esports fitoi The International 11 , turneun më të madh Dota, për të marrë titullin e kampionit të botës dhe natyrisht çmimin e vendit të parë prej 8.5 milionë dollarësh.

Në një intervistë të publikuar nga forbes, kampionet e Ti11 kanë treguar rreth shpenzimeve të tyre me paratë e fituara.


Një lojtar që ka shpenzuar mjaft është Neta “33” Shapira.

“Sapo mora me qira një apartament të ri në Bukuresht, kështu që e kam mobiluar dhe do të blej një kompjuter të ri dhe një televizor të madh,” tha Shapira. “Unë gjithashtu mora një laptop të ri dhe i bleva të dashurës sime një iPhone. Kështu që unë kam qenë në një zbavitje të vogël shpenzimesh, por nuk do të thosha se ndonjë prej tyre ishte veçanërisht luksoze, përveç ndoshta për pushimet në Tajlandë, [ne] qëndruam në disa hotele vërtet të këndshme me 5 yje”.

Martin “Saksa” Sazdov është gjithashtu në kërkim të sendeve për një shtëpi të re, pasi ka blerë një apartament që planifikon ta rinovojë deri në verë. Përveç kësaj blerja e tij e vetme ka qenë një laptop i ri që ua ka dhuruar prindërve të tij, edhe pse ai po kërkon të blejë disa dhurata për të tjerët kur t’i jepet rasti.

Oliver “skiter” Lepko dhe Leon “Nine” Kirilin kishin ide të ngjashme pasi u bënë lojtarët e 51-të dhe të 52-të në eSports me të ardhurat më të larta ndonjëherë, pasi të dy e përmirësuan fluturimin e tyre në shtëpi nga turneu, duke u dhënë atyre një shije pothuajse të menjëhershme të luksit.

Ekipi Tundra tani po fillon të fokusohet në sezonin e ardhshëm të Dota 2 dhe do të fillojnë përgatitjet për një vit tjetër të suksesshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori