Për çdo festë kombëtare, Fuat Kryeziu nga Peja e vendosë flamurin kombëtar në kulmin e shtëpisë.

Kështu ka vepruar edhe sot pensionisti që jeton në të njëjtën lagje me kampionen olimpike, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, ky burrë i njohur në qytet si Baca Fat, po e nderon Majlinda Kelmendin që fitoi medaljen e artë në Rio 2016.

“Jam shumë i gëzuar që Majlinda është fituese, ajo gjithmonë ka qenë e artë. Të gjithë duhet të jemi mirënjohës punës që ka bërë ajo dhe trajneri i saj Driton Kuka”, thotë Kryeziu, derisa i përmban lotët.

Madje, ai e ka vënë edhe fotografinë e Majlindës në derën e shtëpisë së tij, që ndodhet në rrugën nëpër të cilën kalon çdo ditë Kelmendi për të shkuar në shtëpi. /Telegrafi/

Si në festa kombëtare Fuat Kryeziu ve flamurin ne shtepi per ta pritur Majlinda Kelmendin foto 2