LAJMI I FUNDIT:

Si ndryshon vagina nga paraloja deri te orgazma

Si ndryshon vagina nga paraloja deri te orgazma

Dihet se organi gjenital mashkullor ndryshon formën dhe rritet kur ai është i eksituar, mirëpo a e keni ditur që edhe vagjina pëson ndryshime?

Organi gjenital mashkullor është në ereksion kur mashkulli është i eksituar, penisi rritet dhe fryhet nga grafullimi i gjakut, në mënyrë që penetrimi të bëhet i mundshëm. Veç kësaj, këtu ndodh edhe tajitja e sekrecionit para ejakulimit, mirëpo këtë tashmë të gjithë e dinë.
E po, a e keni ditur se ngjashëm ndodh edhe me vagjinën? Shumica e njerëzve këtë nuk e di, sepse nuk është e dallueshme si kur është fjala për penisin.

A e keni ditur?
* Sapo të nisin lojërat epshore, vagjina pothuajse menjëherë fillon të tajitë sekrecion. Varësisht nga personi dhe situata, trupi fillon të tajitë lubrifikues brenda 10 deri 30 sekondave pas fillimit të “lojës”. Kjo gjë ndodh pasi që të eksitohet femra, siç do të thoshin disa – të bëhet “e lagësht”. Sasia e tajitjes së sekrecionit varet nga disa faktorë: nga vetë personi, nga eksitimi, cikli, marrja e barnave…


* Kur femra të jetë e eksituar, vagjina bëhet e thellë dhe rritet. Vrima vagjinale fryhet në mënyrë që më mirë të nxisë ejakulimin e mashkullit. Imagjinoni si duket penisi “i lëshuar” dhe sa rritet kur është në ereksion. Po aq rritet edhe vagjina kur femra është e eksituar.* Pjesa e poshtme, “e epërme” e vagjinës pothuajse dyfishohet pasi që të jetë eksituar femra, mirëpo ajo pjesë nuk i ka ato nerva të cilat krijojnë ndjenjë kënaqësie, pos në vetë majën. Pjesa në të cilën vagjina është më e ndjeshme (duke mos përfshirë pikën G) është ajo e poshtmja, mu në hyrje të vagjinës, sepse ka më së shumti nerva të cilat femrës i krijojnë ndjenjën e kënaqësisë.

* Muskujt e Kegelit, muskujt e komblikut, mund të forcohen duke ushtruar në mënyrë që vrima vagjinale të bëhet më e shtrënguar. Në këtë mënyrë njëkohësisht pengohet inkontinenca. Muskujt e Kegelit ndodhen në pjesën e poshtme të komblikut, mundësojnë ndaljen e urinimit, ndërkaq me rastin e orgazmës automatikisht shtrëngohen (kontraktimi i muskujve). Mund t’i shtrëngoni me dëshirë, në mënyrë që ta eksitoni edhe më shumë partnerin me rastin e penetrimit, gjatë bërjes së seksit, ndërkaq mund të ushtroni në çfarëdo kohe, kur jeni ulur në karrige në zyrë apo kur jeni duke pritur autobusin.

* Kur është e eksituar femra, grafullon edhe indi ereksional përreth ureterit në mënyrë që urinimi gjatë aktit seksual të pengohet, ndërkaq në këtë mënyrë pengohet hyrja e baktereve. Ky ind është shumë i ndjeshëm dhe është i lidhur me klitorisin. Indi ereksional gjatë eksitimit bëhet më i ndjeshëm dhe më i fortë, gjë që shton kënaqësinë gjatë seksit vagjinal dhe anal.

* Gjatë eksitimit klitorisi dhe rajonet e afërta fryhen pothuajse dyfish për shkak të qarkullimit të gjakut. Edhe pse mund të jetë kliktorisi më i madh, nuk do të thotë edhe eksitim më i madh, por më lehtë është të stimulohet.

* Gjëndrat e Skenit, të cilat gjenden përreth ureterës, marrin rolin e prodhimit të ejakulateve femërore. Po, edhe femra mund të ejakulojë, ndërkaq kjo quhet “squirtim”.
Mirëpo, pak femrave kjo gjë u ndodh. Te disa femra gjëndrat e Skenit janë të vogla, andaj kanë edhe prodhim të vogël, ndërkaq te disa nuk ka fare. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni

Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori