LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon saktësisht përdorimi i telefonit në trurin tuaj! Dëmet janë më të mëdha se ç’kemi imagjinuar

Si ndikon saktësisht përdorimi i telefonit në trurin tuaj! Dëmet janë më të mëdha se ç’kemi imagjinuar

I mbani mend kohërat kur gjëja e parë që e bënit në mëngjes nuk përfshinte kapjen e telefonit të mençur dhe kontrollimin e njoftimeve të ndryshme?

Duket sikur një kohë e gjatë, apo jo?


Shumica prej nesh i shikojmë telefonat e mençur për rreth pesë orë në ditë – duke i kontrolluar pajisjet qindra herë në ditë (përfshirë edhe gjatë natës), transmeton Telegrafi.

Por, si po ndikon ky fenomen saktësisht në trurin tonë?

Endokrinologu Robert Lustig ka treguar për ‘Science Alert’ se truri jonë është vazhdimisht në stres si pasojë e njoftimeve nga telefonat e mençur.

Stresi do të thotë se korteksi i përparmë i trurit, i cili merret me funksionin tonë kognitiv, trazohet.

Kjo do të thotë se ne bëjmë gabime.

Lustig thotë, “Ju përfundoni duke bërë gjëra budallaqe. Dhe këto gjëra budallaqe kanë tendenca t’ju fusin në telashe’.

Rreth 11% e njerëzve në shtetet Perëndimore besohet se vuajnë nga ndonjë lloj i varshmërisë së teknologjisë.

Larry Rosen, profesoreshë e psikologjisë, thotë se njoftimet e vazhdueshme kanë efekte negative fizike. Rosen thotë se njoftimet e vazhdueshme nga telefonat e mençur nënkuptojnë se njerëzit janë të trajnuar t’i shikojnë telefonat jo vetëm kur bëjnë zhurmë – por edhe kur nuk bëjnë zhurmë.

Rosen thotë se kjo e rritë pulsin e zemrës. Lëkura e njerëzve rrëqethet dhe çdo minutë që nuk e shpenzojnë duke shikuar në telefon stresohen.

Sipas ekspertëve, aq më shumë kohë që shpenzoni në aplikacionet e telefonave të mençur, aq më shumë probleme do të keni.

Pjesë e këtij problemi është edhe mënyra se si gjigantët e teknologjisë si Google dhe Facebook i përdorin teknikat e ndryshme – përfshirë teknikat e kazinove – për t’u siguruar se ne do të jemi duke i kontrolluar aplikacionet.

P.sh., ish- menaxheri i produkteve të Google, Tristan Harris, thotë se njoftimet e përdorura nga aplikacionet si Facebook dizajnohen për ta emocionuar trurin tonë sikur aparatet e kazinove.

Thënë më thjeshtë, çdo herë që e kontrolloni telefonin ju jeni duke luajtur në një aparat të kazinosë. “Çfarë fitova kësaj radhe?”

Kjo është pra një mënyrë për t’i pushtuar mendjet e njerëzve dhe për të krijuar shprehi të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori