LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon inteligjenca emocionale tek ne gjatë periudhës së coronavirusit

Si ndikon inteligjenca emocionale tek ne gjatë periudhës së coronavirusit

Kjo situatë e vështirë dhe unike që po kalojmë, ndikon në mënyrë direket tek secili prej nesh! Ndjenjat e gjeneruara si paniku, ankthi dhe frika, përjetohen me intensitet të ndryshëm nga secili prej nesh

Abdullah Veliu
Vlerësues dhe Praktikues i Certifikuar i Inteligjencës emocionale


Ne duhet të sigurohemi që secili po përgjigjet ndaj këtyre ndikimeve me ndërgjegje dhe qetësi, sesa të reagojmë në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe ky është një nga qëllimet kryesore të praktikimit të inteligjencës emocionale.

Çfarë është inteligjenca emocionale?

Ka shumë përcaktime për të, do të veçoja atë që kam mësuar nga Six Seconds, e që thotë: të jemi të zgjuar me ndjenjat! Pikërisht në kohë të vështira na duhet të shkyçim inteligjencën tonë emocionale.

Stresi i shtuar sidomos nga ndryshimi i ritmit të jetës, ndryshimi rrënjësor i rutinës ditore që kemi pasur, ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë mendor, prandaj është e nevojshme të dimë të mbajmë këtë ekuilibër në mes mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve tona.

Sa më shumë i vëmë në sinkron këto tri shtylla, do të arrijmë të krijojmë gjendje shpirtërore më pozitive. Të mos harrojmë, nuk jemi vetëm në këtë mes dhe dinamikë, brenda shtëpive tona e sidomos brenda institucioneve mjekësore, prandaj duhet të fokusohemi të menaxhojmë veten më mirë dhe kështu, siç janë emocionet ngjitëse, do të përçojmë ndjenjën e qetësisë dhe sigurisë edhe tek tjerët.

Pra, të mos presim apo pretendojmë të ndryshojmë e menaxhojmë ndjenjat, mendimet dhe veprimet e të tjerëve, është mision i pamundur, por mund të ndikojmë me shembuj pozitiv që mund të gjenerojë secili prej nesh.

Si ta bëjmë këtë? Si ta vëmë në funksion inteligjencën tonë emocionale? Unë kam dëshirë të ndaj me ju sot, dy elemente të rëndësishme të SEI EQ Model – Rritja e Fjalorit të Emocioneve dhe Njohja e Modeleve ( të dyja kompetencat pjesë e shtyllës- NJIH VETEN ).

Siç shikohet në foto ky model ka tre shtylla dhe tetë kompetenca. Rritja e fjalorit të emocioneve: Fjalori i gjuhës angleze, thuhet se ka mbi 3000 fjalë që shprehin ndjenjat, uroj një ditë të kemi edhe një numër të përafërt për gjuhën shqipe.

Emocionet janë të dhëna që na tregojnë për veten dhe të tjerët, shtyjnë sjelljen dhe vendimet. Për shembull frika na tregon se duhet të kemi kujdes dhe të mbrohemi nga një rrezik.

Duke i identifikuar dhe emëruar emocionet që kemi në moment të caktuar, na ndihmon të njohim ndjenjat më mirë, çfarë mesazhi na përçojnë dhe si t’i përgjigjemi atyre më mirë. A jeni duke iu përgjigjur siç duhet, tregojnë më së miri sjelljet tuaja, prandaj merrni mendimin e njerëzve që keni afër si pasqyrë se çfarë po transmetoni.

Njohja e modeleve: kjo na tregon se në të përditshmen tonë, ne kemi tendencë në shumicën e kohës të sillemi në ‘auto pilot’, pa qenë shumë të ndërgjegjshëm çfarë ndjejmë, çfarë përçojmë dhe a është kjo më mira që mund t’i përgjigjemi një situate të caktuar?!

Këtë verifikim mund ta bëjmë përmes këtij ushtrimi: Kur __(stimuli përkatës)_____, unë ____ ( reagimi tipik )!

Pra, kur ne njohim emocionin që kemi, duhet ta verifikojmë si reagojmë zakonisht ndaj saj, dhe nëse nuk është e pëlqyeshme, e duhura, mund ta ndryshojmë sjelljen ndaj saj në momentin kur përjetojmë të njëjtin emocion. P.sh. kur unë ndjehem i izoluar, ndjehem i irituar dhe jo produktiv! Dhe duke menaxhuar emocionet më mire ne ndryshojmë perspektivën tonë dhe i kthejmë ato në të dobishme p.sh. mund të bëhemi më krijues etj.

Uroj të arrijmë të gjenerojmë energji pozitive çdo ditë dhe të kujdesemi për shëndetin mendor personal, familjarë dhe shoqëror!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori