Viti 2017 ka qenë një vit i ngjeshur me punë dhe i karakterizuar nga ngjarje të ndryshme në estradën shqiptare.

Shumë prej këngëtarëve u martuan, disa u ndanë, e disa të tjerë u bënë prindër për herë të parë.


Një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të jenë ende beqarë, ndërsa vitin që lam pas e konsiderojnë si një vit mjaft të suksesshëm.

Për Telegrafin disa prej yjeve të famshëm nuk hezituan që të perononcohen, duke treguar në pika të shkurtra se si ishte për ta viti 2017:

adriangaxha 30 12 2017 21 58 4 139

Viti 2017 ka qenë një vit i mirë dhe me shumë leksione, shpresoj që në vitin 2018 do të jetë edhe më i mirë.

ermal.fejzullahu 30 12 2017 21 59 24 160

Ka qenë një vit me shumë angazhime. Kam sjell gjithsej tri projekte. Bashkëpunimin me Norën, më pas me grupin KAOS, dhe baladën që solla në dhjetor. Sigurisht dhe koncertet nuk kanë munguar.

arianagushi1986 30 12 2017 21 55 34 328

Ky vit ka qenë një vit i mbushur me suksese njëra pas tjetrës, dhe ndihem mirë që kam pasur vullnetin për të sjell projekte të suksesshme gjatë gjithë vitit.

kida 30 12 2017 21 56 4 299

Për mua viti 2017 ka qenë me të vërtet një vit shumë i suksesshëm, me shumë punë të madhe dhe të mirë, shpresoj që viti 2018 ka me qenë edhe më i mirë.

norikuka 30 12 2017 21 50 15 295

Një tjetër vit i sukseseve, me shumë punë, shumë angazhime e shumë koncerte, mund të them një vit i përmbushur me sukses.

lyricalson 30 12 2017 21 52 6 967

Një vit shumë i ngarkuar, shumë aktiv, i vetmi faktor që më ka munguar mund të them se është koha për shkak se më ka rënë vazhdimisht të punoj, përndryshe do ta cilësoja si shumë produktiv.

truekapo 30 12 2017 22 2 54 591

Kam punuar shumë, vazhdoj të punoj ende pa u ndalur dhe kjo punë fatmirësisht po më shpërblehet. Shpërblim më të mirë se sa përkrahja e njerëzve dhe komplimentet e tyre për punën time dhe muzikën time, nuk ka. Është e vetmja gjë që më bënë të vazhdoj të punoj secilën herë më shumë.

cozman 30 12 2017 22 37 14 430

Viti 2017, ka qenë një tjetër vit i suksesshëm me shumë punë dhe projekte të reja.

bleromuharremi 30 12 2017 22 1 46 79

Viti 2017 ka qenë një vit shumë interesant, me shumë punë, shumë projekte, siç e dini edhe ju. Ka qenë një vit i mbarë dhe shumë i mirë për mua.

getinjo 30 12 2017 21 56 57 59 e1514668396520

Viti ka qenë shumë i mirë, kemi punuar dhe jemi kënaq. Kemi festuar dhe kemi qenë të suksesshëm. Shpresoj që çdo vit edhe më i mirë.

robertberisha 78 30 12 2017 22 0 33 114

Duke marrë parasysh që unë dola me projektin tim të parë në maj të vitit 2017, mund të them se edhe 2017-a ka qenë një vit shumë i mirë, dhe jam i kënaqur.

zanfina.ismaili 30 12 2017 21 52 51 193

Viti 2017 ka qenë vit i adaptimit në situata dhe sfida të reja të jetës, si dhe një kthesë e rëndësishme për mua që të bëj ndryshime.

gencprelvukaj 30 12 2017 21 53 50 685

Viti 2017 ka qenë vit i mbarë me shumë punë dhe angazhime. Materialet e prodhuara kanë ecur mirë, janë pritur mirë dhe kjo ishte synimi kryesor profesional i këtij viti.

blunt2

DJ Blunt - Viti 2017 si gjithmonë ka qenë i suksesshëm me shumë koncerte, shumë projekte të reja që kemi lansuar gjatë atij viti. Ka pas këngë të stileve të ndryshme, kombinime të ndryshme, përafërsisht brenda çdo dy muaji, kemi pas klipe të reja për publikun.

Real 1 - Viti 2017 ka qenë një vit plot performancë, suksese në shumë aspekte si gjithmonë. Jemi siguru që me pas projekte për publikun tonë në afat shumë të shkurtër. Për afro çdo dy muaj kemi pasur projekte të reja. Me përkufizu më së miri, ka qenë veç punë, punë dhe vetëm punë.

genta.ismajli 30 12 2017 21 53 38 770

Vitin 2017 do ta cilësoja si vit të sukseseve, ku nuk munguan projektet, por edhe mbrëmjet muzikore. Ishte një tjetër vit i përmbyllur me sukses.

norikuka 30 12 2017 21 49 59 426

Vitin 2017 do ta cilësoja si një tjetër vit të suksesshëm, ku të mirat nuk munguan. Shpresojmë që edhe viti 2018 të vazhdojë kështu.

nrbim 31 12 2017 18 0 19 126

Viti 2017 ka qenë i suksesshëm, njëherësh ka qenë vit i shumë përgatitjeve për 2018-n.

gjikotheflyboy 31 12 2017 18 3 30 271

Një tjetër vit i suksesshëm me shumë punë, duke u munduar të jemi të palodhur për publikun, gjithnjë me shpresën se viti i ardhshëm do të na gjejë edhe më mirë se ç'jemi.

norikuka 30 12 2017 21 49 42 266

Ky vit ka qene viti më i miri i jetës time nga që u bëra baba dhe është viti më i mirë për mua, po ashtu ka qenë një vit mjaft i ngarkuar me projekte dhe koncerte dhe mjaft i suksesshëm.

adelinnaberisha 30 12 2017 22 24 9 147

Ka qenë një vit shumë i suksesshëm për mua. Me plot të reja në muzikë, dhe shpresoj se 2018-a do të vijë edhe më i mirë.

fjolla.morina 30 12 2017 22 4 14 107

Viti 2017 ka qenë shumë i mirë për mua, e kam përcjell me dy këngë dhe bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

korabshaqiri 30 12 2017 22 25 49 333

Ka qenë një vit me plot angazhime: Koncerte, mbrëmje rinore; mësimdhënie në Akademinë e Muzikës; krijime të reja në fushën e këngës dhe në muzikën artistike; pjesëmarrja në festivalet e muzikës artistike; si dhe studime për Doktoratë në Universitetin “Kirili&Metodi” në Shkup.

aurelagaceofficial 30 12 2017 22 28 31 73

Viti 2017 ka qenë siç e keni parë. E përmbushur. Me dashuri, me punë. Me angazhime, por i kurorëzuar me sukses.

evireci 30 12 2017 22 29 27 350

Ka qenë një vit i qetë, por edhe me emocione. Besoj se ka qenë një vit parapërgatitor për atë të 2018-s që vjen, ku shpresoj shumë të realizohen projektet e menduara!

miriamcani 30 12 2017 22 30 38 299

Viti që lam pas, ka pasur shumë ulje dhe ngritje emocionale, por Ameli është siç e themi edhe në këngën tonë: “shërimi i çdo plage në jetë”. Gjithçka që dëshirojmë për vitin që vjen dhe çdo vit tjetër është mbi të gjitha shëndeti… të tjerat janë relative dhe vijnë edhe ikin. Shëndeti dhe lumturia familjare janë ato që të mundësojnë gjithçka tjetër që t’i bën në jetë: si private, ashtu edhe profesionale. /Telegrafi/