Mund të kaloni vite me dikë dhe sërish të mos merrni hapin e radhës për t’i bërë gjërat më serioze, sepse nuk e imagjinoni dot të kaloni të gjithë jetën me atë person.
Nuk është aq e thjeshtë, sikur po blen një makinë apo një apartament, është një vendim me të cilin do të duhet të përballesh gjithë jetën, vetëm nëse zgjedh të divorcohesh, por pse ta bëjmë këtë kur mund ta shmangim?
Detajet e vogla që vjedhin zemrën e tij:
1. Burrat duan dikë që di të bëjë dhuratat më të bukura, në kohën e duhur
Kjo është shumë më shumë se shkëmbimi i gjërave materiale. Ata e vlerësojnë nëse ju i blini dhuratën e duhur, edhe pse nuk ju kërkon kurrë asgjë. Tregohuni të vëmendshme me dëshirat e tij, edhe pse atij do t’i mjaftonte prania juaj për festa, një dhuratë e bukur dhe funksionale është gjithmonë një ide e mirë.
2. Duan dikë që i ka gjërat nën kontroll
Nuk mjafton vetëm një partnere e zgjuar, duhet dikush me ambicie dhe e motivuar për të arritur synimet. Nuk mjafton vetëm dëshira për t’i bërë gjërat, duhet edhe të jeni të motivuara. Në të kundërt, më shumë sesa sikur po dilni bashkë, atij do t’i duket sikur po kujdeset për një fëmijë.
3. Dikë më të pjekur se ata
Ai vërtet mund të jetë 6 vjet më i madh se ju, por pret që të jeni ju të pjekurat në lidhjen tuaj. Duhet të jeni të matura, gjakftohta, dhe t’i zgjidhni gjërat me qetësi nëse doni të fitoni zemrën e tij. Duhet të tregoheni të arsyeshme për të patur një raport të shëndetshëm. Kjo është diçka shumë e mirë kur mendon për partnerin që do kalosh gjithë jetën.
4. Një partnere e përgjegjshme
Nëse jeni praktike në mënyrën e të bërit të gjërave, me siguri jeni dhe shumë të përgjegjshme. Nëse bëni atë që thoni se do bëni, ai e di që do të mund të mbështetet tek ju gjithë jetën.
5. Është shumë e hapur në lidhjen tuaj
Sinqeriteti është pikë kyçe në ecurinë e çdo lidhje. Nëse i besoni partnerit dhe flisni me të për çdo problem që ndeshni rrugës, kështu vetëm sa ndihmoni raportin tuaj të rritet i shëndetshëm.
6. Një njeri i bukur
Bashkëshortja potenciale nuk duhet të jetë vetëm e bukur, sikur do vendoset si dekor mbi tavolinë. Shumë e rëndësishme është të jetë një njeri i mirë, energji pozitive dhe personi me të cilin do të donin të kalonin kohën e lirë. Kjo nuk bën më të bukur vetëm jetën e tij, por edhe të njerëzve që do t’ju rrethojnë.
7. Di të tregojë histori
E kemi thënë dhe më parë që aftësia për të treguar histori është një nga faktorët që bëjnë dikë tërheqës. Meshkujt e pëlqejnë dikë që flet, që tregon histori edhe kur ata do të preferonin që të pushojë. Ata duan dikë që flet atë që mendon, sepse kjo tregon që ‘mendon’. Një nga arsyet pse ai do të donte të martohej me ju është se dëshiron që kjo bisedë të vazhdojë gjatë gjithë jetës.
8. Gjithnjë në krahun tuaj
Një lidhje mund të ketë ulje-ngritje dhe është shumë normale për sa kohë çdo gjë e rregulloni mes njëri-tjetrit. Nëse funksiononi si skuadër, në të mirë e në të keq, jeni personi i duhur për të kaluar jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe