LAJMI I FUNDIT:

Shumica e vitaminave janë të panevojshëm, por këta gjithsesi se duhet t’i merrni

Shumica e vitaminave janë të panevojshëm, por këta gjithsesi se duhet t’i merrni

Është tejet këshillë e thjesht dhe e qartë për të gjithë: Hani pemë e perime, bëni ushtrime dhe – normalisht – merrni vitaminat e nevojshëm.

Ose jo.

Dekada të tëra me hulumtime kanë të dështuar të japin ndonjë dëshmi substanciale se hapat e  vitaminave dhe suplementet tjera kryejnë funksion të mirë. Në fakt, studimet e fundit e thonë krejtësisht të kundërtën, duke zbuluar se vitaminat e caktuar mund të jenë të dëmshëm – nëse veç merren përmes hapave, transmeton Telegrafi.

Multivitaminat: Shmangni – gjithçka që keni nevojë e merrni përmes dietave të balancuara

Me dekada të tëra është supozuar se multivitaminat janë të domosdoshëm për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për ta ‘përmirësuar sistemin e imunitetit”, vitamina A për ta ruajtur shikimin, vitamina B për t’ju mbajtur energjikë etj.

Jo vetëm që këto vitamina i merrni përmes ushqimit që e hani, por studime të fundit sugjerojnë se konsumimi i tepërt i tyre shkakton dëme të mëdha.

Vitamina D: Merreni – Ua mban eshtrat të fortë dhe vështirë se merret nga ushqimi

Vitamina D nuk është prezente në shumicën e ushqimeve që i hamë, por është përbërës krucial që na i mban eshtrat të fortë duke na ndihmuar ta absorbojmë kalciumin. Ekspozimi në diell e ndihmon trupin ta prodhojë këtë, por kjo vështirë se arrihet gjatë dimrit.

Studime të shumta kanë zbuluar se personat që marrin vitaminë D në përditshmëri jetojnë më gjatë sesa të tjerët.

Antioksidantët:  Shmangni – konsumimi i tepërt i tyre është ndërlidhur me rritjen e rrezikut të llojeve të caktuara të kancerit

Vitamina A, C dhe E janë antioksidantë që gjenden në shumë fruta – veçanërisht në rrush – dhe perime, si dhe njihen për aftësinë e tyre që kanë për të na ruajtur kundër kancerit.

Megjithatë, studime të reja tregojnë se kur e teproni me antioksidantë, ata mund të jenë shumë të dëmshëm duke e rritur rrezikun për fitimin e kancerit.

Vitamina C: Shmangeni – me siguri se nuk do t’ju ndihmojë kur jeni me grip

Studim pas studimi kanë treguar se vitamina C nuk bën asgjë për parandalimin e gripit të zakonshëm. Plus, mbidozat prej 2,000 miligramëve apo më shumë e rrisin rrezikun për shkaktimin e dhimbjeve të gurëve në veshkë.

Pra, vitaminat C preferohen të merren nga ushqimi.

Vitamina B3: Shmangeni dhe hani salmon dhe tuna

Personat e përfshirë në studime të vitaminës B3, kanë qenë më të prirë të zhvillojnë infeksione, probleme në mëlçi dhe gjakderdhje të brendshme, prandaj asnjëherë mos e merrni këtë vitaminë përmes hapave por përmes ushqimit.

Vitamina E: Shmangeni

Vitamina E njihet për aftësinë e vet që ka për të na mbrojtur nga kanceri, por një studim i madh i vitit 2011 ka zbuluar se rreziku i kancerit në prostatë rritet mes meshkujve që e marrin vitaminën E përmes hapave, në krahasim me ata që e marrin përmes ushqimit.

Veç kësaj, një studim i vitit 2005 i kishte ndërlidhur dozat e larta të vitaminës E me rrezikun e përgjithshëm të vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori