LAJMI I FUNDIT:

“Shumica e njerëzve dhe OJQ-ve mbështesin komunitetin LGBT+ për përfitime financiare”, banorët e BBVK befasojnë me deklaratat rreth kësaj teme

“Shumica e njerëzve dhe OJQ-ve mbështesin komunitetin LGBT+ për përfitime financiare”, banorët e BBVK befasojnë me deklaratat rreth kësaj teme
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Një bisedë e hapur mbi të drejtat dhe komunitetin LGBT+ ka ndezur debat në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë një momenti qetësie në dhomën e makijazhit, ku çifti Adria dhe Ilirana ndodheshin bashkë me këngëtaren Linda Halimi, tema e të drejtave dhe perceptimit publik të komunitetit LGBT+ u bë qendra e diskutimeve.


Adri shprehu pikëpamje kundër komunitetit LGBT+ dhe paradave që organizohen në mbështetje dhe ndërgjegjësim të tyre, duke shkaktuar reagime të ndryshme në grup. Diskutimi u bë edhe më i tensionuar kur aktori Besart Zeneli u përfshi në bisedë, duke sjellë një perspektivë tjetër.

Linda Halimi: Feja islame ma lejoi martesën me një njeri me ngjyrë, por njerëzit në Kosovë më kërcënonin dhe përndiqnin me makinë
Lexo po ashtu Linda Halimi: Feja islame ma lejoi martesën me një njeri me ngjyrë, por njerëzit në Kosovë më kërcënonin dhe përndiqnin me makinë

Bes akuzoi se shumica e njerëzve dhe organizatave joqeveritare mbështesin LGBT+ vetëm për përfitime financiare dhe për t’u dukur në përputhje me tendencat ‘trendy’ të kohës. Ai sugjeroi se mbështetja e treguar në publik nuk është gjithmonë e sinqertë dhe se shpesh motivet mbeten të fshehura pas një fasade të ndërgjegjësimit social.

Këto komente shkaktuan një valë të re të diskutimeve, me të pranishmit që u ndanë në pikëpamjet e tyre mbi qëndrimin ndaj komunitetit LGBT+.

Në një anë, Linda dhe disa të tjerë në dhomën e makijazhit mbajtën një qëndrim më mbështetës, duke synuar barazinë.

Ky debat ka ngjallur shumë reagime në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova i përket këtij komuniteti, më saktësisht Edona James.

Edona James është shkronja T e komunitetit LGBT+, e përcaktuar si transigjinore, pra person që ndryshuar gjini, duke kaluar nga mashkull në femër. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori