LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 20 klube refuzojnë Superligën Evropiane, pavarësisht vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Më shumë se 20 klube refuzojnë Superligën Evropiane, pavarësisht vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Të enjten në mëngjes, Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë hapi derën që Superliga të bëhet realitet, për kënaqësinë e Barcelonës dhe Real Madridit, të cilët kanë mbetur si pjesë e projektit që nga shpërbërja e tij në vitin 2021.

Megjithatë, ndërsa katalunasit dhe madrilenët do të ishin dy klube të konfirmuara në garë (nëse realizohet), ata mund të kenë vështirësi për të gjetur ndonjë tjetër të gatshëm të shkëputet nga UEFA dhe FIFA për t’u bashkuar.

Në këtë fazë, të paktën 23 klube kanë njoftuar se po refuzojnë Superligën dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë UEFA-s dhe FIFA-s në vijim.


Zbulohet i gjithë skenari: Si do ta shkatërronte La Ligën kalimi i Real Madridit dhe Barcelonës në Superligën Evropiane
Lexo po ashtu Zbulohet i gjithë skenari: Si do ta shkatërronte La Ligën kalimi i Real Madridit dhe Barcelonës në Superligën Evropiane

Atletico Madrid është një nga ata që i kanë kthyer shpinën ESL-së, siç kanë bërë skuadra si Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munich.

Ndërsa vendimi ishte një lajm i rëndësishëm për Barcelonën dhe Real Madridin, mund të mos ketë shumë kuptim nëse klubet e tjera vazhdojnë të kundërshtojnë ESL-në.

Për momentin, çështja vazhdon dhe se dy gjigantët spanjollë nuk janë të shqetësuar nga ky refuzim, pasi aktualisht po e shijojnë përgjigjen pozitive nga Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori