LAJMI I FUNDIT:

Me shumë mungesa, Liverpooli nënshtron Leicesterin

Me shumë mungesa, Liverpooli nënshtron Leicesterin

Liverpooli e ka mposhtur 3-0 Leicesterin në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premeir.

The Reds e filluan mjaftë mirë takimin, duke u bërë Dhelprave presion që nga minutat e parë.


Nga ky presion i lartë, erdhi edhe goli i epërsisë për Liverpoolin fal një auto-goli të Jonny Evans që shënoi në portën e tij në minutën e 21-të.

Kur po përfundonte pjesa e parë, Diogo Jota (41′) pranoi një asistim nga Andy Robertson, duke shënuar për 2-0.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli mori një lajm të hidhur, pasi Naby Keita pësoi lëndim, derisa Jurgen Klopp e futi në lojë të riun Neco Williams.

VAR ia mohon Leicesterit një penallti të pastër - Matip i Liverpoolit luan me dorë
Lexo po ashtu VAR ia mohon Leicesterit një penallti të pastër - Matip i Liverpoolit luan me dorë

Në minutat e mbetur, Leicesteri tentoi që të shënonte golin e rikthimit në lojë, mirëpo e kishte të pamundur.

Roberto Firmoni realizoi në minutën e 86-të, për 3-0, duke vulosur kështu fitoren e The Reds.

Pas javës së nëntë, Liverpooli është në vendin e dytë me 20 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami që është lider, derisa Leicesteri ka 18 sosh në vendin e katërt.

Në javën e dhjetë, skuadar që drejtohet nga Jurgen Kloppi do të ketë punë me Brightonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori