LAJMI I FUNDIT:

Shumë familje, vështirësi për të siguruar ekzistencën në Maqedoni

Shumë familje, vështirësi për të siguruar ekzistencën në Maqedoni

Puna e tij është shumë e rëndë, po aq sa barra për të siguruar kafshatën e gojës për familjen e tij gjashtë anëtarëshe.

Fari Imeri është njëri nga punëtorët e krahut që çdo ditë presin në këtë vend që dikush t’i angazhojë me punë, shkruan Alsat.


Thotë se kriza ekonomike e ka vështirësuar akoma më shumë situatën, qeset e ushqimit nuk janë të bollshme, kanë shkurtuar listën e blerjeve dhe edhe pse për punën që bën nevojitet të ushqehen mirë, ata po ushqehen dobët.

“Vështirë shumë, rëndë është shumë, shumë rëndë është, si të ju tregoj nuk e di…Ne e heqim si të them atë vështirësitë, se prej neve kërkojnë. …Vështirë është shumë, s’di si të të përgjigjem, se ushqimet janë shtrenjtuar shumë, se 100 denarëshi nuk ka më vlerë asgjë, as 1000 denarëshi nuk ka vlerë të madhe….Ushqim i dobët, të mos flasim më tej. Speca, domate gjëra për verë, për dimër fasule dhe gjëra të tilla.. E kemi shkurtu po, më pak blejmë…

Fëmijët a i keni në shkollë, si ja dilni?

-Shpirti ynë e din…”, shprehet Fari Imeri, punëtor krahu.

Kriza ekonomike ka ndikuar edhe në angazhimin e tyre me punë, thotë se qytetarët nuk kanë mjaftueshëm para dhe gjatë gjithë javës ndodh që të angazhohen vetëm dy apo tre ditë.

“Jo s’ka punë çdo ditë, mundesh me punu në javë tre ditë, ndodh edhe dy ditë. Në dimër Akoma më pak, më vështirë është për punë. Këtu dalim në ora gjashtë verës, dimrit dalim në 8-9 se është ftoht koha… Punëtor fizik, me kazëm, bartje mobiljesh, krejt këto punë, si punëtor fizik….Verës 10-12 orë ka njerëz që rrijnë këtu, edhe ne rrijmë kur është koha mirë, kur është e keqe ikim në shpi shkojmë herët….Po ka ndiku si nuk ka ndiku, kur po I thotë 2000 denarë, atij I duket shumë, thotë unë punoj për 20 mijë denar muajin”, tha Fari Imeri, punëtor krahu.

Imeri sqaron se që nga viti 1989 është në këtë punë, ndërsa disa të tjerë tanimë 40 vite janë punëtorë krahu. Ai sqaron se të ardhurat janë shumë të ulëta dhe që nga muaji mars deri në tetor apo nëntor, një punëtor krahu fiton maksimalisht 1500 euro. / Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori