LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca për rastin “Total”, diskutimi kryesor assesi nuk po fillon

Shtyhet seanca për rastin “Total”, diskutimi kryesor assesi nuk po fillon

Me kërkesë të avokatëve të gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas, për shkak të arsyeve familjare dhe personale sot përsëri është shtyrë seanca gjyqësore për lëndën “Total”.

Diskutimi kryesor për këtë lëndë assesi nuk po fillon, ndërsa Llatas akuzohet për fshehje të tatimit me vlerë prej 121 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas disa shtyrjeve për shkak të arsyeve shëndetësore dhe familjare, gjykimi kundër Llatasit ka filluar më 14 maj./Telegrafi/