LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet prezantimi i Hojlund te Man United

Shtyhet prezantimi i Hojlund te Man United

Manchester United ka shtyrë njoftimin për nënshkrimin e Rasmus Hojlund.

Sulmuesi u pa teksa mbërriti në Angli gati për të përfunduar transferimin e tij te Djajtë e Kuq.


Hojlund do të bashkohet me Djajtë e Kuq për 85 milionë euro nga Atalanta, me marrëveshjen që pritet të shpallet së shpejti.

Tri mënyrat se si Man United mund të rreshtohej me Hojlund
Lexo po ashtu Tri mënyrat se si Man United mund të rreshtohej me Hojlund

Por sipas Manchester Evening News, konfirmimi mund të vijë pas tre ditësh të tjera.

Pretendohet se Hojlund mbërriti më vonë se sa ishte planifikuar të martën dhe orari i United rreth nënshkrimit të danezit ndryshoi.

Ai fluturoi në aeroportin e Mançesterit në orën 16:15 dhe do të takonte disa mbështetës dhe do të kryente testet mjekësore para se të vendoste lapsin mbi kontratë.

Tifozët e Man United të befasuar se sa shpejtë mund t'i vrapojë Rasmus Hojlund 100 metra
Lexo po ashtu Tifozët e Man United të befasuar se sa shpejtë mund t'i vrapojë Rasmus Hojlund 100 metra

Klubi tani mund të kërkojë të bëjë njoftimin në fundjavë para miqësores në shtëpi kundër Lens në orën 12:45 të paditës të së shtunës.

United do t’i paguajë Atalantës një tarifë fillestare prej 75 milionë eurosh me 10 milionë euro të tjera që mund të vijnë përmes bonuseve.

20-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori