LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, seanca e radhës më 8 tetor

Shtyhet gjykimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, seanca e radhës më 8 tetor

Seanca e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa” e Prokurorisë Speciale, që ka të bëjë me përgjimet e paligjshme, është shtyrë për më 8 tetor.

Gjykimi i sotshëm u anulua për shkak se nuk janë marrë vendimet nga Gjykata e Apelit për ankesat për gjykim në mungesë të të akuzuarit Goran Grujevski dhe ndarjes së procedurës për të akuzuarën Gordana Jankulloska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykatësja Xheneta Bektoviq tha se gjykimi do të nis nga fillimi me diskutimin kryesor, për shkak të ndryshimit të Këshillit Gjyqësor.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Në seancën paraprake zë pandehurit Toni Jakimovski, Sasho Mijalkov, Nadica Nikoliq, Vladimir Varelov, Marjan Shumulikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakoski dhe Valentina Simonovska u deklaruan të pafajshëm për veprat për të cilat ngarkohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori