LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gara e lëshimit në skijimin alpin, Albin Tahiri do të nis një ditë tjetër garimin në “Pekini 2022”

Shtyhet gara e lëshimit në skijimin alpin, Albin Tahiri do të nis një ditë tjetër garimin në “Pekini 2022”

Skitari jonë, Albin Tahiri nuk ka arritur sot (e diel) të debutoj në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, pasi gara e tij është shtyrë shkaku i kushteve të dobëta meteorologjike.

Faqja zyrtare e KOK-ut ka njoftuar se fillimisht është shtyrë për tri orë shkaku i erërave të forta gara e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.


Gara pritej të niste në ora 6:00 me kohën tonë lokale, pastaj nga ora 07:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Skiatori Albin Tahiri flet nga Pekini: Mbajtja e flamurit të Kosovës është krenari, besoj se do t'i përmirësoj arritjet e mia
Lexo po ashtu Skiatori Albin Tahiri flet nga Pekini: Mbajtja e flamurit të Kosovës është krenari, besoj se do t'i përmirësoj arritjet e mia

Megjithatë, KOK-u ka njoftuar më vonë, se përfundimisht, shkaku i erërave të forta, gara e lëshimit në skijimin alpin është shtyrë për një ditë tjetër.

Skitari jonë, Albin Tahiri ka numrin rendor 43 dhe debutimi i tij në “Pekini 2022” do të vijë brenda disa ditësh.

Përveç Tahirit, Kosovën e përfaqëson në “Pekini 2022” edhe skitarja 17-vjeçare Kiana Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori