Shtiu me armë në një aheng në Lubizhdë të Hasit, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Hasit, në Prizren, të hënën në ora 23:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë një ahengu dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në raport.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me gas me 28 copë fishekë dhe 8 copë gëzhoja të fishekëve.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë








































