LAJMI I FUNDIT:

Shtie me armë nga një veturë në lëvizje, humbin jetën dy adoleshentë duke luajtur basketboll – policia e New Yorkut publikon pamjet e sulmit

Shtie me armë nga një veturë në lëvizje, humbin jetën dy adoleshentë duke luajtur basketboll – policia e New Yorkut publikon pamjet e sulmit

Policia amerikane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë kapur momentin kur një burrë i armatosur shtie me revole nga një veturë në lëvizje, duke qëlluar për vdekje dy adoleshentë që po luanin basketboll në New York.

Tre adoleshentë, të moshës 16, 17 dhe 18 janë qëlluar derisa po luanin basketboll në lagjen Cypress Hills në Brooklyn, por njëri prej tyre i ka mbijetuar më të keqes, transmeton Telegrafi.


16-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes derisa 18-vjeçari që u qëllua në kokë ka ndërruar jetë në spital. E 17-vjeçari që u qëllua në këmbë i ka shpëtuar më të keqes.

Në anën tjetër detektivi i policisë së New Yorkut, Rodney Harrison, ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë gjatë ditës së sotme, ku shfaqen sulmuesi duke qëlluar nga një veturë në lëvizje në mes të ditës në qendër të qytetit.

Policët amerikanë kanë bërë të ditur se janë ende në kërkim të sulmuesit kurse identiteti i viktimave nuk është zbuluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori