LAJMI I FUNDIT:

Shteti ndihmon atletikën me 118 mijë euro

Shteti ndihmon atletikën me 118 mijë euro

Rreth 118 mijë euro ka ndarë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), për Federatën e Atletikës së Kosovës (FAK).

MKRS përmes një njoftimi ka bërë më dije se kjo ministri sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së dhe Federatës Atletike të Kosovës.


“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, edhe sivjet vazhdon me nënshkrimin e memorandumeve me disa federata të sportit të Kosovës, akte këto që kanë për qëllim krijimin e lehtësirave për funksionimin e federatave dhe pavarësimin e tyre financiar. Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, të nënshkruar sot, MKRS-ja subvencionon FAK-un për programit e këtij viti me 118 mijë euro”, është thënë në njoftimin e MKRS-së, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij njoftimi, ministri Shala u shpreh se me këto memorandume krijojnë lehtësira që federatat të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës.

Ndërkaq, Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani , e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet jashtëzakonisht shumë veprimtaria e federatave dhe sporti në përgjithësi. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori