LAJMI I FUNDIT:

Shteti Islamik: Mbani fikur dritat në Eiffel

Shteti Islamik: Mbani fikur dritat në Eiffel

Menjëherë pas tragjedisë në Francë, mbështetësit e Shtetit Islamik kanë nisur festën në rrjetet sociale, duke kërcënuar sërish Francën që të mbajë shuar dritat e kullës Eiffel deri në ditën kur të bjerë në duart e Shtetit Islamik.

Ashtu si Shteti Islamik edhe al-Kaeda ftojnë mbështetësit e tyre të kryejnë sulme të ngjashme kundër Evropës dhe Perëndimit.


Gjithashtu në mesazhet e Shtetit Islamik thuhet se ngjarja ishte një hakmarrje ndaj Omar al Shishanit, i ashtuquajtur ministër i Shtetit Islamik nga koalicioni ndërkombëtar që lufton organizatën terroriste.

Lajmi i vdekjes së tij u konfirmua një ditë më parë nga Shteti Islamik, teksa Pentagoni kishte thënë në muajin mars se ai ka mbetur i vrarë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit.

Zbulohen detaje të reja për sulmuesin në Francë
Lexo po ashtu Zbulohen detaje të reja për sulmuesin në Francë

Al- Shishani ishte një prej këshilltarëve të ngushtë të kreut të Shtetit Islamik Abu Baker al Bagdadi.

Në reagimet në rrjetet sociale pas vrasjes se tij deklaruan se do të hakmerren për vrasjen e tij, duke u zotuar se do të nisin një ofensivë të re sulmesh në nder të tij.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale në përkujtim të tij shfaqet Shishani duke folur me mbështetësit e tij përpara një beteje në qytetin sirian al Hasakah.

Shishani, i njohur gjithashtu si Omari çeçen, renditej në mesin e militantëve më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje amerikanët kishin ofruar 5 milion dollarë për këdo që jepte informacion për të.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori