LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara shtuan gjashtë simptoma të reja të lidhura me coronavirusin në listën e saj zyrtare

Shtetet e Bashkuara shtuan gjashtë simptoma të reja të lidhura me coronavirusin në listën e saj zyrtare

Tani ka nëntë simptoma që lidhen me sëmundjen COVID-19. Kjo është njoftuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC).

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, shtuan gjashtë simptoma të reja të lidhura me coronavirus në listën e saj zyrtare këtë të premte, duke e çuar në nëntë.


Deri më tani, organizata shtetërore tregonte vetëm ethe, kollë dhe gulçim, që ishin simptomat e COVID-19, por pasi kishte vërejtur “një gamë të gjerë simptomash” të raportuara në mesin e pacientëve, ajo ka vendosur të zgjerojë listën që publikon në faqen e saj të internetit, transmeton Telegrafi.

Simptomat e reja janë: Të dridhurat, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe humbje e papritur e ndjenjës së erës ose shijes.

Këto mund të shfaqen në dy ditë nga kontakti i parë me virusin, dhe deri në 14 ditë më pas.

Megjithëse të gjitha simptomat duhet të monitorohen nga afër pasi shfaqen, CDC këshillon që vëmendja mjekësore të kërkohet menjëherë kur shfaqen shenjat si: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të vazhdueshme në gjoks ose presion.

Ka edhe simptoma të tjera që lidhen me coronavirusin, por që nuk janë bërë zyrtare. Midis tyre janë diarreja, skuqja e lëkurës, lodhja.

Sipas llogaritjes së bërë nga Universiteti Johns Hopkins, rreth 880,000 raste janë konfirmuar me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50,000 vdekje janë regjistruar deri më tash.

Pothuajse të gjitha simptomat e përcaktuara zyrtarisht nga CDC tashmë janë zbuluar nga specialistë dhe ishin në listën e përpiluar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), përveç për dridhjet që duket se janë të reja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori