eksperti ad

Ky është momenti rrëqethës kur një grua shtatzënë që ishte në veturë dhe po lëvizte me 100 kilometra në orë, përplaset drejtpërdrejtë në rrethojat mbrojtëse të autostradës dhe fuqitë e mbushura me ujë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar veturën duke u përplasur në fuqitë me ujë dhe rrethojnë e metaltë mbrojtëse në Weng në pjesën jugperëndimore të Kinës, ku nga goditja e fuqishme fuqitë me ujë shpërthejnë dhe gjithë zonën përreth e mbulon uji, transmeton Telegrafi.


Por, nuk u deshën pak sekonda të kalojnë, kur nga ato pak copa që kishin mbetur nga vetura dalin burri dhe gruaja e tij shtatzënë. Për fat të mirë as qifti e as foshnja në bark nuk kanë pësuar lëndime trupore.

Mediat kineze raportojnë se dyshja nuk kishin arritur të kthehen me kohë, ku si pasojë u përplasën drejtpërdrejtë me fuqitë dhe rrethojën mbrojtëse. /Telegrafi/