LAJMI I FUNDIT:

Shtatori vjen me një tjetër raund të tarifave tregtare SHBA-Kinë

Shtatori vjen me një tjetër raund të tarifave tregtare SHBA-Kinë

Të dielën e kaluar lufta tregtare SHBA-Kinë sapo u përshkallëzua edhe një herë. Gjatë natës hynë në fuqi tarifat 15 për qind të SHBA-së për mallrat kineze me vlerë rreth 110 miliardë dollarë dhe tarifat hakmarrëse të Pekinit për mallrat amerikane me vlerë rreth 75 miliardë dollarë.

Bota tashmë ka kaluar përmes dy raundeve të rritjes së tarifave amerikane dhe hakmarrjes kineze. Por tarifat e kësaj fundjave, së bashku me një raund tjetër që është vonuar deri më 15 dhjetor, janë të ndryshme nga ato që janë aplikuar deri tani. Kështu shprehet Aditya Bhave, ekonomiste në Bankën amerikane, Merrill Lynch.


“Për raundet e mëparshme të tarifave, pati qartë një përpjekje për të qëndruar larg mallrave të konsumit. Tani ata po aplikojnë tarifa edhe tek to”, tha Bhave, përcjell Telegrafi.

Duket se këtë radhë, në shënjestër të sanksioneve janë artikujt popullorë të blerësve si laptopë dhe pajisjet elektronike, këpucë dhe veshje apo lodra. Kjo mund të godasë besimin e konsumatorëve në një moment delikat për ekonominë e SHBA-së, kur vetëm shpenzimet e konsumit po ndihmojnë në tejkalimin e rënies tek sektori i prodhimit.

J. P. Morgan Chase ka parashikuar që tarifat amerikane të vendosura ndaj Kinës tashmë i kanë kushtuar një familjeje mesatare amerikane 600 dollarë në vit. Sipas bankës, kjo do të rritet në 1,000 dollarë pasi tarifat e shtatorit dhe dhjetorit të hyjnë në fuqi.

Kina ankohet për tarifat tregtare amerikane në Organizatën Botërore të Tregtisë
Lexo po ashtu Kina ankohet për tarifat tregtare amerikane në Organizatën Botërore të Tregtisë

Sipas Brave, këto tarifa do të godasin shumë Kinën sipas Bhave.

“Ato kanë një aftësi të madhe për të dëmtuar. Kini kujdes sektorin e prodhimit, investimet private dhe besimin e konsumatorit – si dhe çdo njoftim për shpenzimet publike”, shprehet ajo.

Kështu, gjendur përballë një situate të tillë ekonomia amerikane duket se po përballet me pasiguri të shtuara. Shqetësimet për të ardhmen e ekonomisë amerikane u rishfaqën në gusht, pasi përmbysja e kurbës së rendimentit të Thesarit ndezi një paralajmërim të recesionit. /Telegrafi/