LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Foto: Arkiv

Një aksidenti trafiku ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Si pasojë, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore.


Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00,  në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit./Telegrafi.