LAJMI I FUNDIT:

Shtatë ndryshimet që do t’i bëjë Ancelotti te Bayern Munich

Shtatë ndryshimet që do t’i bëjë Ancelotti te Bayern Munich

Në Gjermani janë shumë të lumtur me ardhjen e Carlo Ancelottit në bankinën e Bayern Munchen.

Metodat e Guardiolës nuk i kanë pëlqyer kurrë mediave gjermane dhe sot, “Sport Bild” tregon se kush do të jenë shtatë ndryshimet për mirë që ish-trajneri i Milanit dhe Realit të Madridit do të sjellë në skuadrën bavareze.


Marrëdhënia me lojtarët

Guardiola nuk i jepte dorën futbollistëve të tij. Përveç spanjollëve, shumë pak lojtarë kishin kontakt me të. Ancelotti është ndryshe, shkruan “Sport Bild”.

Taktika

Ancelotti do të analizojë skuadrën për 2-3 javë përpara se të vendosë planin e lojës. Është shumë fleksibël me lojtarët. Te Reali, Cristianon donte ta vendoste qendërsulmues, por pa se ai luante më rehat në krah dhe ia plotësoi dëshirën. Nga Ancelotti nuk priten “shpikje” të tipit Guardiola, i cili vendosi Lahmin mesfushor qendre dhe brazilianin Rafinha qendërmbrojtës.

Roli i ri i Neuer: portier

Detyra e parë e një portieri është që të presë topat. Më pas, mund të shoqërojë edhe lojën. Këtë e ka shumë të qartë Ancelotti. Mbrojtja do të luajë më mbrapa dhe për këtë arsye Neuer nuk do e lërë më zonën e tij për të luajtur si mbrojtës i fundit.

Dyshja “Robbery”

Vitet e fundit kanë qenë të vështira për Robben dhe Ribery. Jo vetëm për dëmtimet, por edhe për trajtimin që i ka bërë Guardiola. Robben, me mungesën edhe të Douglas Costa, do të jetë shumë i rëndësishëm në fillimin e sezonit.

Një trajner i qetë

Iku koha e gjestikuluesit Guardiola. Ancelotti është i qetë në stol, me çamçakëzin e tij dhe me udhëzimet e pakta.

Plani Kimmich

Guardiola e aktivizoi qendërmbrojtës talentin e ri gjerman. Me Ancelottin, Kimmich do të kthehet në mesfushë, edhe pse, ashtu si në Evropian, mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Marrëdhënia me shtypin

Guardiola i shmangte intervistat dhe konferencat e shtypit për të ishin bezdisje. Ancelotti është më i shoqërueshëm, jep intervista dhe pranon spote publicitare i buzëqeshur.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori