LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i “Fast and Furious”, Marko Caka: Ëndërroj të luaj në film me Tom Cruisen

Shqiptari i “Fast and Furious”, Marko Caka: Ëndërroj të luaj në film me Tom Cruisen

Aktorin shqiptar, Marko Caka, mund ta keni parë në filmin e famshëm “Fast and Furious”, por këto ditë ai po qëndron në Kosovë.

Në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se ka shumë miq në Kosovë dhe se origjinën e të parëve e ka nga Ferizaji.


Marko Caka, aktori që ka prekur botën e Hollywodit: Flet për bashkëpunimet me Steven Spielberg, J.Lo dhe shumëçka tjetër
Lexo po ashtu Marko Caka, aktori që ka prekur botën e Hollywodit: Flet për bashkëpunimet me Steven Spielberg, J.Lo dhe shumëçka tjetër

“Është dita e parë që jam këtu. Më pëlqen Kosova, kam shumë miq, origjina e të parëve të mi është nga Ferizaj, që për mua janë shumë të dashur”, thotë aktori hollivudian.

Ai ka thënë se ndjehet krenar për pjesëmarrjen e tij e në filmin e famshëm “The Fast and the Furious”, krahë aktorëve më të njohur botërorë.

“E pata fatin e mirë që të jem pjesë e atij projekti gjigant. Ishte një privilegj që isha shumë afër aktorëve të mëdhenj. Edhe në ato ditë ndihej mungesa a aktorit të njohur Paul Walker. Ndihem mirë shumë sepse nuk është e lehtë të jesh pjesëmarrës një projekt si “Fast and Furious””.

Aktori ka folur edhe për ambiciet e çdo aktori për të arritur majat e Holliwood-it.

Marko Caka refuzon ofertën e HBO-së për filmin e James Francos
Lexo po ashtu Marko Caka refuzon ofertën e HBO-së për filmin e James Francos

“Njerëzit nxitojnë të bëhen yje menjëherë. Por ka shumë faktorë për të arritur aty. Atë industri e ka ëndërr çdokush. Duhet të kesh qenë i lindur aty, të kesh një mbështetje, sepse shumica e kanë të prindërve aty”, është shprehur Caka, përcjell Telegrafi.

Aktori me origjinë shqiptare ka folur edhe për sfidat që aktorët e mëdhenj kalojnë në sheshet e xhirimit.

“Aktorët si Hugh Jackman, qëndrojnë në shesh xhirim minimumi 12 orë në ditë. Gjërat që ata bëjnë të lënë pa mënd”, thotë ai.

Caka ka thënë se të krijosh raporte miqësore me aktorët e mëdhenj është pothuajse e pamundur.

“ Të shkëmbesh numrat e telefonit me aktorët e mëdhenj është e pamundur. Jeta e tyre është e tillë që nuk u jep mundësi të kenë kohë të lirë për të bërë gjëra të tilla”, shprehet i sinqertë aktori i cili ka marrë pjesë në projekte të përbashkëta me aktorë shumë të mëdhenj të botës së Hollywood-it.

Marko Cakës po i mungon Cameron Diazi
Lexo po ashtu Marko Cakës po i mungon Cameron Diazi

Atori i cili ka luajtur krah Jason Statham, Dwayne Johnson, Vin Diesel etj., shprehet se peng në jetë i ka mbetur të luaj në film me Tom Cruise.

“Kam një ëndërr që deri tani nuk kam arritur ta realizojë, të luaj në një film bashkë me Tom Cruise. E pëlqej shumë këtë aktor, dhe për mua mbetet një ëndërr, ëndrrat nuk shuhen kurrë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori