LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët paguajnë para të majme, pwr të shkuar në Angli

Shqiptarët paguajnë para të majme, pwr të shkuar në Angli

Një program i televizionit publik holandez NPO 1, i quajtur “EénVandaag”, ka vizituar Dieppe në Francë, ku ndodhet një kamp me rreth 150 shqiptarë dhe ka marrë dëshmitë e tyre në lidhje me planet e emigrimit drejt Britanisë së Madhe.

Prej muajsh, shumica e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin britanik, por deri tani vetëm 70 ia kanë arritur qëllimit.


Emigrantët shqiptarë presin për mundësinë e tyre, jo vetme nga Dieppe por edhe nga xhungla Calais.

Gjithashtu shumë prej emigrantëve shqiptarë provojnë edhe nga Holanda. Vetëm vitin e kaluar 580 emigrantë janë kapur në portet e saj në tentativë për të kaluar tranzit në Angli. Gjysma e tyre ishin shqiptarë./Telegrafi/