eksperti ad

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele në fshatin Rrëmbec, në bashkinë e Maliqit, pas shpërthimit të dy bombolave të gazit.

Sipas të dhënave paraprake, bombolat përdoreshin nga familjarët për gatim dhe dyshohet se shpërthimi i tyre ka shkaktuar zjarrin.


Fatmirësisht, personat që ndodheshin brenda banesës kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të bashkisë Maliq, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në objektet përreth.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të incidentit. /euronews/