LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U17 fiton edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës

Shqipëria U17 fiton edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës me rezultatin final 3-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari siguruan fitoren e dytë radhazi në harkun kohor të dy ditëve.

Të tre golat për ekipin kuqezi u shënuan nga Xheto Joi Nuredini dhe Matias Gici, i cili realizoi dy herë.


Kuqezinjtë spikatën me lojën e mirë që në pjesën e parë të takimit, ku realizuan edhe tre golat e fitores. Fillimisht ishte Nuredini ai që zhbllokoi rezultatin e takimit që në minutën e 5-të, ndërsa Matias Gici qetësoi skuadrën me dygolëshin e tij në minutat 20-të dhe 37-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-0 për kuqezinjtë ndërsa në fraksionin e dytë, Maksutaj ngushtoi shifrat për Kosovën në minutën e 76-të.

Gjatë pjesës së dytë, trajneri Behari kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1, teksa duhet vlerësuar paraqitja e mirë e kuqezinjve të vegjël, të cilët treguan karakter jo vetëm sot, por edhe në takimin e parë.

Këto teste miqësore ishin të fundit për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023 në Portugali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori