LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ngjit shkallët në konkurrueshmërinë globale

Shqipëria ngjit shkallët në konkurrueshmërinë globale

Shqipëria është ngjitur disa shkallë në raportin e “Konkurrueshmërisë Globale 2018” duke u renditur e 76-ta mes 140 ekonomive globale dhe si vendi i tretë më i mirë në rajon, sipas një klasifikimi në raportin e publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Këto të dhëna janë paraqitur në raportin e fundit të “Konkurrueshmërisë Globale 2018” që masin aftësinë konkurruese kombëtare e vlerësuar si një grup institucionesh, politikash dhe faktorësh që përcaktojnë nivelin e produktivitetit.

Raporti i publikuar çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, me seli në Zvicër, ka treguar se Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 4 shkallë në krahasim me vitin e kaluar e renditur e 80-ta nga 135 vende duke u klasifikuar më lartë se Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina.

Klasifikimi rajonal kryesohet nga Serbia, ekonomia më e madhe e rajonit që renditet e 65-ta, e ndjekur nga Mali i Zi i 71-ti, Shqipëria e 76-ta, Maqedonia e 84-ta dhe Bosnja Hercegovina e 91-ta.

Shqipëria vlerësohet për përmirësimin e komponentëve të rasteve të terrorizmit, reformën në administratën publike dhe përpjekjet e bëra për të mbrojtur të drejtën e pronës.

Shqipëria vlerësohet edhe në shtyllën e tregut të punës ku renditet e 34-ta nga 140 vende me një pagë dhe produktivitet të mirë, lehtësim i madh i punësimit të punëtorëve të huaj, por një normë tatimore e punës prej 18.8% që e rendit Shqipërinë në vendin e 86-të, transmeton atsh.

Shëndeti, aftësitë, dinamika e biznesit, tregu i produkteve bëjnë që Shqipëria të renditet nga vendi i 45-të në të 58-in për shkak të jetëgjatësisë 67.8 vjeç.

Në raport vlerësohet edhe klima pozitive në biznes.”Në Shqipëri duhen pesë ditë për të filluar një biznes; është një vend me shërbime të mira dhe tregti të hapur”, thuhet në raport.

Megjithatë, Shqipëria renditet e 91-ta në fushën e inovacionit, duke matur shkallën në të cilën mjedisi i një vendi nxit bashkëpunimin, lidhjen, kreativitetin, diversitetin dhe konfrontimin nëpër vizionet dhe këndvështrimet e ndryshme dhe kapacitetin për të kthyer idetë në mallra dhe shërbime të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori