LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mban stërvitjen e fundit para përballjes me Turqinë, Panucci gati formacionin

Shqipëria mban stërvitjen e fundit para përballjes me Turqinë, Panucci gati formacionin

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Turqinë, në sfidën e parë të edicionit eliminator Euro 2020, ndërsa trajneri Panucci ka drejtuar edhe seancën e fundit stërvitore, duke marrë përgjigje për dilemat e fundit në lidhje me formacionin.

Kështu mesfushori i thirrur për të zëvendësuar Andi Lilën, Ylber Ramadani nuk ia ka dalë të vihet në dispozicion të Panuccit për sfidën e nesërme, ndërsa do të tentohet rikuperimi i tij për sfidën ndaj Andorrës.

Por një lajm i mirë erdhi nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili konfirmoi sot në stërvitje se është plotësisht gati për sfidën e nesërme dhe se tashmë mbetet në dorë të Panuccit, nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo.

Në stërvitje trajneri ka dhënë pak referenca sa i përket formacionit, por duke parë lëvizjet e tij testuese, duket se Panucci do të përdorë skemën 4-3-3 përballë Turqisë, një vendosje që mund të shndërrohet edhe në 4-5-1 në momente të caktuara.

Kështu në kuadrat, përjashtimi i Strakoshës shoi dilemat dhe nga minuta e parë do të jetë Etrit Berisha, i cili do të mbrohet me Hysajn në krahun e djathtë, Gjimshitin e Ismajlin në qendër dhe Frederik Veselin në të majtë.

Ky i fundit duket se ka fituar balotazhin me Naser Alijin, pasi bëhet fjalë për një rol të cilin e ka bërë jo rrallë te skuadra e Empolit në kampionatin italian. Sa i përket mesfushës, konfirmohen Xhaka e Memushaj, ndërsa rikthehet titullar edhe Abrashi, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit.

Në sulm Panucci duket i bindur t’i besojë Sadikut në majë, i mbështetur nga Myrto Uzuni nga e djathta, me beratasin që gëzon një formë mjaft të mirë sportive, dhe Eros Grezdën nga e majta.

Gjithsesi ky i fundit është e vështirë të luajë për 90 minuta, ndaj nuk përjashtohet një surprizë e minutave të fundit, me Abazajn titullar.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku.

/Supersport/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori